Vazhdon bashkëpunimi me Fondacionin “Fridrih Ebert”

Ministrja e Mjedisit Jetësor  dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova sot ka zhvilluar një takim me drejtorin e Fondacionit për Maqedoninë e Veriut  “Fridrih Ebert”, René Shlee. Në këtë takim, bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm mes dy institucioneve dhe shkëmbyen mendime për potencialin dhe drejtimin në të cilin ky bashkëpunim duhet të zhvillohet dhe forcohet.

Продолжува соработката со фондацијата „Фридрих Еберт“

Ministrja Shukova falënderoi për mbështetjen që Fondacioni në vazhdimësi jep për projekte në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, veçanërisht në sferën e harmonizimit të legjislacionit mjedisor të Maqedonisë me legjislacionin e BE-së. Në këtë takim të parë pas emërimit të ministres Shukova, drejtori Shlee shprehu gatishmërinë për ndërtimin e mëtutjeshëm të komunikimit të mirë dhe mbështetjen e proceseve.