Nëpërmjet investimeve në tranzicion energjetik dhe infrastrukturë për një mjedis të shëndetshëm dhe të ardhme evropiane

(Shkup 23.01.2024) Sot në kuadër të konferencës vjetore “Viti i mundësive evropiane” në panel-diskutimin e dytë “Investime në tranzicion energjetik dhe infrastrukturë për një mjedis të shëndetshëm dhe të adhme evropiane” diskutuan ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, Viktor Andonov, drejtor për Zhvillim dhe Investime në ESM dhe Slavjanka Pejçinovska Andonova, konsulente mjedisore.

Godina na evropski moznosti_1Në fjalimin e tij, ministri Bekteshi iu referua Platformës Investuese për Tranzicion të Drejtë Energjetik të Maqedonisë së Veriut, e cila u prezantua në fund të vitit të kaluar.

Siç theksoi ministry, Platforma e Investimeve për Tranzicion të Drejtë Energjetik është një bazë për zhvillimin e investimeve dhe politikave që bashkon qeverinë, financat ndërkombëtare dhe sektorin privat për të mbështetur procesin e tranzicionit energjetik të vendit.

Godina na evropski moznosti_2“Maqedonia e Veriut ka vendosur synim që deri në vitin 2030 të zvogëlojë emetimet e gazeve serrë për 82%, krahasuar me nivelet e vitit 1990. Kjo tregon përkushtimin tonë ndaj parimeve të Marrëveshjes së Parisit dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, konkurruese dhe më të drejtë. Sektori i energjisë, i cili ka qenë një kontribues i rëndësishëm në emetimet e vendit tonë, është në ballë të këtij procesi të tranzicionit”.

Godina na evropski moznosti_3Ministri theksoi se ky vit është shumë i rëndësishëm për ne sepse që nga pavarësia e vendit e deri më sot, për herë të parë do të jemi plotësisht të pavarur nga pjesa lindore sa i përket furnizimit me energji, veçanërisht në pjesën e gazit natyror. Bekteshi informoi se është në fazën përfundimtare vënia në punë e tubacionit të produkteve, i cili është ndërtuar prej më shumë se një decade, por që nuk ka funksionuar deri më tani. Qëllimi fillestar i tubacionit të produkteve, kujton Bekteshi, ishte transferimi i naftës së pastër, dhe tani, me ndryshimet e fundit në Ligjin për Energjinë, përmes tij do të mundësohet transferimi i derivateve të tjera, përfshirë dizelin.

Godina na evropski moznosti_4“Në fushën e lëndëve djegëse fosile, ne kemi arritur që përmes negociatave me BE-në dhe palët e tjera të interest të tejkalojmë afatin nga viti 2030 deri në vitin 2040 për të ridrejtuar blloqet tona, veçanërisht në KXE Manastir dhe KXE Oslomej, si dhe në TCE Negotinë, nga prodhimi i energjisë elektrike me qymyr në gaz natyror, duke pasur parasysh se pas dekadash po fillojmë të ndërtojmë një ndërlidhës të ri që do të ofrojë siguri në furnizimin me energji, por në përgjithësi edhe për shtetin sepse deri më tani ishim plotësisht të varur nga një pike hyrëse për furnizimin me gaz natyror – me Republikën e Bullgarisë, e cila, për fat të keq, është marrë ma qira nga “Gazprom” deri në vitin 2030”, theksoi Bekteshi.

Godina na evropski moznosti_5Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, tha se kjo Qeveri (pas disa refuzimeve të së fundit) është ajo që e ka njohur ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit si një mundësi për rritje dhe zhvillim më të ulët të karbonit të shtetit dhe si instrument për tërheqjen e investimeve në realizimin e qëllimeve të të njëjtit. Ne kemi vendosur synime afatmesme dhe afatgjata për rritje dhe zhvillim të dekarbonizuar, në përputhje me qëllimin global të Marrëveshjes së Parisit, por edhe në përputhje me Marrëveshjen Evropiane të Gjelbër për një Evropë neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2050 dhe pakon e klimës dhe energjisë deri në vitin 2030, ne kemi identifikuar politika dhe masa për reduktimin e ndryshimeve klimatike në sektorë të ndryshëm (energji, (përfshirë transportin), bujqësi, përdorim të tokës, pylltari, procese industrial), e dime se sa kushton zbatimi i masave dhe e dime se ku t’i sigurojmë ato mjete” – tha ministrja Shukova. Ajo theksoi se sipas vlerësimeve nga Strategjia afatgjate për Veprimin Klimatik, këto investime krijojnë rreth 10 mijë vende pune të gjelbra, dhe për kalimin në një ekonomi të gjelbër dhe qarkore, burimi më i madh i investimeve janë fondet e para-qasëse të BE-së, por natyrisht edhe ndihmën financiare të vendeve të tjera, si Zvicra, Holanda, Gjermania, Suedia dhe donatorë të tjerë dypalësh dhe shumëpalësh dhe institucione financiare ndërkombëtare si BERZH dhe BEI, sigurisht edhe me ndihmën nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Drejtori i Investimeve në ESM, Viktor Andonov, theksoi se ESM do të transformohet dhe dekarbonizohet me ndihmë dhe ekspertizë ndërkombëtare.

“Një nga mundësitë serioze është Plani i Investimeve, i cili thotë se janë siguruar gjithsej tre miliardë euro, por klto mjete nuk janë për ESM-në, por për të gjithë, për amvisëritë, sektorin privat, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por duhet t’i shohim si fonde që synojnë transformimin e rajoneve të prekura nga thëngilli – rajoni i Pellagonisë, Manastirit dhe rajoni në Kërçovë. ESM duhet të ketë një rol serioz këtu, sepse në 40 vitet e fundit ata njerëz thithin ajër të cilësisë së dobët dhe ne duhet t’ua shpërblejmë. ESM duhet të ketë kujdes të veçantë për atë rajon, në Manastir dhe Oslomej”, tha drejtori Andonov.

Godina na evropski moznosti_6Slavjanka Pejçinovska Andonova, konsulente mjedisore e cila mori pjesë me ekipin e saj në përgatitjen e Raportit të Vlerësimit Strategjik për Planin e Investimeve për një tranzicion të përshpejtuar nga qymyri në Republikën e Maqedonisë së Veriut, foli për këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm të kontrollit të harmonizimit të strategjive, politikave dhe planeve për të mirën e mjedisit jetësor. Sipas raportit, Plani i Investimeve mundëson ndikime të shumta positive në mjedis dhe në shëndetin e njeriut, nëpërmjet: reduktimi të emetimeve të gazeve serrë (rreth 32% e gazeve serrë nga sektori i energjisë deri në vitin 2050), reduktimit të emetimeve të substancave ndotëse në ajrin e ambientit – reduktimi 100% i substancave ndotëse me origjinë nga KXE Manastir dhe KXE Oslomej, përmirësimi i cilësisë së ajrit veçanërisht në rrethinat e dy objekteve energjetike dhe përmirësimi i gjendjes shëndetësore të popullsisë dhe punëtorëve, përmirësimi i cilësisë së tokës dhe ujërave nëntokësorë në lokacionet KXE Manastir dhe KXE Oslomej – minierat, deponitë e hirit përmes rehabilitimit të lokacionit, pjesëmarrje më e madhe e burimeve të ripërtëritshme të energjisë lidhur me lëndët djegëse fosile, përmirësimin e tërthortë të kushteve me cilësinë e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore dhe gjendjen e biodiversitetit aktual; sigurimi i efikasitetit energjetik të objekteve publike; nxitje për bizneset e gjelbra, aftësitë e gjelbra dhe një sërë përfitimesh të tjera.

Linku mk https://www.youtube.com/watch?v=GG0mgrbwSWE

Linku alb https://www.youtube.com/watch?v=Rp0g1DXqClU

Linku en https://www.youtube.com/watch?v=mAL9nXTSH0A