Mbështetja nga Italia është e fokusuar në fushën e menaxhimit të natyrës

Поддршката од Италија е фокусирана на областа управување со природатаMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Italisë në Shkup, shkelqësia e tij Andrea Silvestri. 

Në takim, ministri Nuredini shprehu kënaqësinë për mbështetjen që Italia i ka dhënë vendit tonë deri më tani, dhe të dyja palët konfirmuan përkushtimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor dhe ndyshimeve klimatike, me tendencë për thellimin e bashkëpunimit sektorial. 

Mbështetja nga ambasada Italiane është e fokusuar në fushën e menaxhimit të natyrës, përmes rikonfirmimit të Projektit për mbrojtjen e Luginës së Lumit Radika, që rrjedh në rajonin e Rekës, që është pjesë e Parkut Kombëtar të Mavrovës.