Oxhaklieska në ngjarjen për shënimin e 2 shkurtit, Ditës botërore të habitateve ujore

Zamenik_Odzaklieska_sostanok 02.02.2022Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, mbajti fjalën përshëndetëse në manifestimin “Drejt menaxhimit më të mirë të Liqenit të Ohrit, Kënetëssë Studençishtës dheKënetës së Belçishtës “, i cili me rastin e 2 shkurtit – Ditës botërore të habitateve ujore, u mbajt sot në fshatin Belçishtë, komuna e Debërcës.

Duke theksuar rëndësinë e habitateve ujore, për shkak të rolit të tyre në ruajtjen e dioksidit të karbonit nga atmosfera, si një nga ekosistemet më të cenueshme nga ndikimi negativ i ndryshimeve klimatike, zëvendësministrja theksoi nevojën e zbatimit të vazhdueshëm të aktiviteteve për mbrojtjen, konservimin dhe revitalizimine tyre në mënyrë që të ruajnë rolin e tyre natyror të dobishëm për ekosistemet.

- Liqeni i Ohrit, si një nga objektet më të ruajtura dhe më përfaqësuese të natyrës në vendin tonë, me një numër të madh habitatesh të rëndësishme natyrore dhe specie të egra dhe endemike me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, sigurisht që meriton një vëmendje të madhe dhe një shkallë të lartë mbrojtjeje. Prandaj, në kuadër të projektit aktual të GEF/UNEP “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës”, u përgatit Studimi për valorizimin e Monumentit të natyrës – Liqeni i Ohrit si dhe Draft Plani përmenaxhimine Monumentittënatyrës – Liqeni i Ohrit. Pritet që në periudhën e ardhshme të fillojë procedura për rishpalljen e Liqenit të Ohrit si zonë e mbrojtur. Vëmendje të veçantë meriton Këneta e Belçishtës, si një ekosistem i rëndësishëm kënetor me prani habitatesh dhe speciesh me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Jam e bindur se valorizimi i vlerave natyrore të Kënetëssë Belçishtës së shpejti do të mundësojë aktivitete të mëtutjeshme për shpalljen e saj si zonë e mbrojtur – tha zëvendësministrja Oxhaklieska në fjalimin e saj.

Vendi ynë ratifikoi në vitin 1977 Konventën për habitatet ujore me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht për shpendët ujorë, si një marrëveshje e rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen dhe menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të habitateve ujore. Gjatë vitit 2021, liqeni i Ohrit dhe Këneta e Studençishtësu shtuan në listën e zonave kombëtare Ramsar, së bashku me dy zona të tjera maqedonase të shtuara dhe valorizuara më parë, Liqeni i Prespës dhe Liqeni i Dojranit. Në manifestim u prezantuan studimet për valorizimin e këtyre ekosistemeve të rëndësishme, u shfaq filmi edukativo-dokumentar ” Këneta e Belçishtës – perla blu nga Debërca”, dhe më pas u mbajt një diskutim publik për këtë temë.

Zamenik_Odzaklieska_sostanok

Organizator i manifestimit është Shoqata për ekologji dhe turizëm “Ekoturizëm 2016”, Ohër, në bashkëpunim me Komunën e Debërcës, kurse përveç Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në manifestimmorën pjesë edhe kryetari i Ohrit Kiril Pecakov, kryetari i komunës së Debërcës Zoran Nogaçevski, përfaqësues të Komunës së Ohrit dhe Institutit Hidrobiologjik të Ohrit dhe ekspertë vendas dhe të huaj.