NUREDINI: Menaxhimi me ujërat dhe mbeturinat është prioritet për mjedisin jetësor në komunën e Tetovës

НУРЕДИНИ Управување со водите и со отпадот приоритет за животната средина во ТеMjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini zhvilloi një takim pune me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ku biseduan për përparimin e bashkëpunimit për realizimin më intensive të projekteve infrastrukturore që janë në interes të qytetarëve.

Theks i veçantë u vu në projektet e parapara në kuadër të programeve IPA, në radhë të pare ndërtimi i sistemit kolektor dhe rrjeti dytësor i kanalizimeve, për të cilat janë kryer pothuajse të gjitha detyrimet nga dokumentacioni teknik.

Është diskutuar edhe për procedurën për dhënien e lejes ndërtimore për zbatimin e projektit për mbrojtjen nga efektet e dëmshme të ujërave – Rregullimi i përroit në fshatin Shipkovicë.

Temë e bisedës ishte edhe fillimi i procedures për pastrimin e deponive ilegale në vendbanimet PK Mali Sharr, si dhe u diskutua për investimet e planifikuara për menaxhimin rajonal të mbeturinave në rajonin e Pollogut.