NUREDINI: Bashkëpunimi i mirë me GEF dhe UNEP do të vazhdojë

UNDPMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit HapësinorNaser Nuredini, mori pjesë në Komitetin e dytë Drejtues të projektit GEF STAR 5 “Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe integrimi i biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës”

-              Vendi ynë është identifikuar si pika e tretë më e rëndësishme për biodiversitetin në botë për shkak të pasurisë së biodiversitetit dhe klimës së larmishme, tipareve topografike dhe gjeologjike – tha ministri Nuredini në fjalimin e tij hyrës, duke theksuar se ideja për këtë projekt si dhe për realizimin e tij erdhi në kohën e duhur, sepse kërcënimet nga ndryshimet klimatike dhe presionet mjedisore të lidhura me zhvillimin intensiv socio-ekonomik kanë filluar të bëhen më të dukshme së bashku me përpjekjet për parandalimin ose zbutjen në të gjithë sektorët.

Nuredini theksoi se projekti kishte një ndikim shumë pozitiv në punën e MMJPH-së, pasi kontribuoi jo vetëm në arritjen e qëllimeve kombëtare në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, por edhe në angazhimin dhe bashkëpunimin më të madh të vepruesve të ndryshëm.

Në takim u theksuan të arriturat kryesore në kuadër të tre komponentëve të projektit: shpallja e Malit Sharr park kombëtar, zhvillimi i Listës së parë të Kuqe Kombëtare të zvarranikëve, amfibëve dhe një nëngrupi të bimëve vaskulare, përgatitja e Hartës së erozionit dhe hartat e para të bimësisë pyjore, identifikimin e kuotave për produktet pyjore jo drunore dhe është paralajmëruar mbajtja e debatit publik për Planin e Menaxhimit të PK Mali Sharr.

Projekti financohet nga Fondi Global i Mjedisit, ku partnerët kryesorë për zbatim janë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut dhe Programi i OKB-së për mjedisin jetësor.

Bashkëpunimi me UNEP-in do të vazhdojë edhe në vitet në vijim në drejtim të mbrojtjes së natyrës.