Sekretarja shtetërore e hapi puntorinë për monitorimin dhe mbikëqyrjen e rehabilitimit në OHIS

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, e hapi punëtorinë treditore që mbahet në kuadër të projektit për heqjen e barrierave teknike dhe ekonomike për fillimin e aktiviteteve për pastrimin e vendeve të kontaminuara të lindanit në rrethin e OHIS-it, duke forcuar kapacitetet ligjore, institucionale dhe teknike në vend. Punëtoria, në kuadër të të cilës bëhet trajnimi i palëve të interesuara kombëtare për menaxhimin e qëndrueshëm, monitorimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të rehabilitimit në OHIS, është organizuar nga Zyra për Ndotësit Organikë të Qëndrueshëm (POPs) pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Organizatën për Zhvillim Industrial pranë Kombeve të Bashkuara (UNIDO) dhe firma konsulente ndërkombëtare TAUW nga Holanda

Duke theksuar se monitorimi i parametrave kyç në media të ndryshme në mjedis gjatë procesit të rehabilitimit është vendimtar për suksesin e metodave dhe teknologjive të aplikuara, sekretarja shtetërore Shukova në fjalën e saj hyrëse shtoi:

- Besoj se përvojat dhe njohuritë e fituara gjatë kësaj puntorie do të zbatohen në të gjitha procese të ngjashme të menaxhimit me pikat e nxehta në vendin tonë.

Projekti “Heqja e barrierave teknike dhe ekonomike për fillimin e rehabilitimit të vendeve të kontaminuara me α-HCH, β-HCH dhe lindan në OHIS” realizohete nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nëpërmjet Zyrës për POPs, me mbështetjen financiare të Fondit Global Ekologjik (FGE).