UDHËRRËFYES për REGJISTRIMIN e PRODHUESVE

Drejtoria për mjedis jetësor informon se të gjithë prodhuesit të cilët kanë obligim të regjistrohen në përputhje me Ligjin për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 215/2021) dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e kërkesës për regjistrim nga prodhuesi, kërkesën për fshirje nga Regjistri i prodhuesve me përgjegjësi të zgjeruar, formën dhe përmbajtjen e Regjistrit, si dhe formën dhe përmbajtjen e certifikatës së regjistrimit të prodhuesit nga Regjistri i prodhuesve për përgjegjësi të zgjeruar (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 58/2022) formularët e regjistrimit (në gjuhën maqedonase dhe dy gjuhë (MK dhe ALB) mund të shkarkohen nga linku vijues:

 

www.moepp.gov.mk/Legjislacioni kombëtar / PËRGJEGJËSIA E ZGJERUAR E PRODHUESIT PËR MENAXHIMIN E RRJEDHAVE TË VEÇANTA TË MBETURINAVE/ AKTET NËNLIGJORE

 

Ata prodhues që do të paraqesin kërkesë nga Shtojca 1 në gjuhën maqedonase, do të marrin vërtetim në gjuhën maqedonase. Prodhuesit që do të paraqesin kërkesë dygjuhëshe nga Shtojca 1 do të marrin vërtetim në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Prodhuesit që vendosin produkte individuale në treg në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përdorimi i të cilave krijon mbeturina që i përkasin disa rrjedhave të veçanta të mbeturinave (për shembull, mbeturina nga paketimi, mbeturinat e baterive, tekstileve, automjeteve, etj.) parashtrojnë një kërkesë të veçantë nga Shtojca 1 për çdo rrjedhë të veçantë të mbeturinave. Kërkesa dorëzohet në letër në zyrën e regjistrimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo do të jetë procedura deri në vendosjen e sistemit elektronik të regjistrimit të prodhuesve.

 

Me kërkesën e paraqitur nga Shtojca 1 dorëzohet edhe:

 

-          një kopje të llogarisë rrjedhëse të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut,

-          fletëpagesë prej 50 denarë për taksë administrative (për çdo kërkesë regjistrimi të paraqitur),

 

Xhirollogaritë mund të shkarkohen nga linku vijues:

www.moepp.gov.mk/Shërbime/Xhirollogaritë/Xhirollogaria për taksën administrative për kërkesën për regjistrimin e prodhuesve