Oxhaklieska dhe Shukova në një takim me drejtorin e Zyrës Rajonale për Koordinimin e Agjencive të Zhvillimit të OKB-së, Jeop dhe koordinatorin e përhershëm të OKB-së në RMV, Duxhak

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska dhe sekretarja shtetërore Kaja Shukova,sot realizuan një takim pune me delegacionin e drejtorit të Zyrës Rajonale për Koordinimin e Agjencive Zhvillimore të Kombeve të Bashkuara, Gvi Jeop Son dhe Koordinatorin e Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak.

Оџаклиеска на средба со директорката на Регионалната Канцеларија за координација на развојните агенции на ОН, Јеоп и постојаниот координатор на ОН во РСМ, Дуџак

 Në fokus të bisedës ishin sfidat e krizës globale energjetike, aktivitetet që po ndërmerren në vendin tonë për ballafaqimin e saj dhe zbatimin e masave për shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për tejkalimin e sfidave aktuale.

Gjatë kësaj, bashkëbiseduesit u dakorduan se duhet të vazhdojë zbatimi intensiv i Agjendës së Gjelbër dhe arritja e synimeve ambicioze kombëtare për reduktimin e efekteve të ndryshimeve klimatike, gjë që kërkon përgatitje të mirë profesionale, koordinim dhe ndarje të shumë burimeve financiare. Në të njëjtën kohë, Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor inkurajon rritjen e gjelbër të Ballkanit Perëndimor dhe konvergjencën ekonomike me BE-në, të vendeve të këtij rajoni, duke mbështetur zbatimin e saj, në “gjelbërimin” e ekonomive të tyre dhe në përmirësimin e bashkëpunimit, monitorimit dhe raportimit të ndërsjelltë, në konsultim me të gjithë partnerët evropianë përkatës.

Në këtë takim, Jeop Son dhe Duxhaku treguan interes të veçantë për rajonin e Ohrit, i cili është i regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore përmes Konventës së UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë botërore, kulturore dhe natyrore. Liqeni i Ohrit përkohësisht e shmangu rrezikun e vendosjes në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESCO-s, me kusht që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të përmbushin menjëherë rekomandimet për mbrojtjen e rajonit, që përfshin edhe miratimin e planit të përbashkët strategjik për rehabilitimin e rajonit si dhe ngritjen e nivelit të mbrojtjes dhe menaxhimit dypalësh të trashëgimisë botërore, për të cilën po punohet intensivisht në vendin tonë

IMG_20230224_160324

Në takim u diskutua edhe për rrjedhën e zhvillimit të Ligjit të Veprimit për Klimën, i cili pritet të harmonizojë plotësisht legjislacionin kombëtar me ligjin e BE-së për klimën, duke mundësuar zhvillimin me karbon të ulët dhe elasticitetin ndaj krizës klimatike, si dhe për kontributin kombëtar të miratuar të rishikuar në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, duke vendosur kështu ambicien në vitin 2030 si synim kombëtarpër të arritur një reduktim prej 51% të emetimeve të gazeve serrë në krahasim me emetimet e vitit 1990.

Në takim u shpreh kënaqësia për përkushtimin serioz të të dyja palëve për realizimin e obligimeve të ngarkuara dhe ndihmën në financimin e tyre, si dhe u ra dakord për koordinim të mëtejshëm për realizimin në kohë të të gjitha projekteve me interes të përbashkët.