NFORMACION PËR PRODHUESIT

Drejtoria e Mjedisit Jetësor informon se të gjithë prodhuesit të cilët janë të obliguar të regjistrohen në përputhje me Ligjin për Përgjegjësinë e Zgjeruar të prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 215/2021) dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e kërkesës për regjistrim nga prodhuesi, kërkesën për fshirje nga Regjistri i prodhuesve me përgjegjësi të zgjeruar, formën dhe përmbajtjen e Regjistrit të prodhuesve me përgjegjësi të zgjeruar, mënyrën e rruajtjes dhe mbajtjes së regjistrit, si dhe formularin dhe përmbajtjen e certifikatës së regjistrimit të prodhuesit në Regjistrin e prodhuesve me përgjegjësi të zgjeruar dhe certifikatën për fshirjen e prodhuesit nga Regjistri i prodhuesve për përgjegjësi të zgjeruar (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 58/2022) formularët e regjistrimit (në maqedonisht dhe dygjuhësh) mund të shkarkohet nga linku i mëposhtëm:

МMJPH / Regullativa / Legjislacioni kombëtar / PËRGJEGJËSIA E ZGJERUAR E PRODHUESIT PËR MENAXHIMIN E RRJEDHJEVE TË VEÇANTA TË MBETURINAVE /AKTET NËNLIGJORE (https://bit.ly/381BFXl)

Ata prodhues që do të paraqesin kërkesë nga Aneksi 1 në gjuhën maqedonase, do të marrin certifikatë në gjuhën maqedonase.

Prodhuesit që do të paraqesin kërkesë dygjuhëshe nga Aneksi 1 do ta marrin konfirmimin në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Prodhuesit që vendosin produkte të caktuara në treg në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përdorimi i të cilave krijon mbeturina që i përkasin rrjedhave më specifike të mbeturinave (për shembull, mbeturinat e paketiumeve, mbeturinat e baterive, etj.) paraqesin një kërkesë të veçantë nga Aneksi 1 për çdo lloj të veçantë të mbeturinave. Kërkesa dorëzohet në letër në arkivin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo do të jetë procedura deri në vendosjen e sistemit elektronik për regjistrimin e prodhuesve.

Me kërkesën e paraqitur nga Aneksi 1 dorëzohet edhe:

✅ Një kopje të Llogarisë Rrjedhëse të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
✅ Fletëpagesa prej 50 denarë për tarifë administrative (për çdo aplikim të dorëzuar për regjistrim),
✅ Vërtetim për përjashtimin nga pagesa e tarifës për menaxhimin e rrjedhave të mbeturinave (nëse ka të bëjë për persona juridikë të themeluar para vitit 2021) ose Marrëveshje me një operator kolektiv në rastin e prodhuesve të themeluar nga viti 2021 dhe
✅ Nëse ka të bëjë për prodhues të vogël, dëshmi për kompensim të paguar prej 6000 denarë dhe

Zhiro llogaritë mund të shkarkohen nga linku i mëposhtëm:
МMJPH / Shërbimet / Zhiro llogaritë (https://bit.ly/3IFOwuK)