Forumit të 11-të Botëror për Urbanizëm – Politikat kombëtare për transformimin e qyteteve tona përmes zhvillimit të qëndrueshëm

Zëvendësministrja Hristina Oxhaklieska mori pjesë në tryezën ministrore në kuadër të Forumit të 11-të Botëror për Urbanizëm WUF11 – cities of the future (WUF11 – cities of the future), ku u diskutua për politikat kombëtare për transformimin e qyteteve tona përmes zhvillimit të qëndrueshëm.

1- ministerski sostanok

Në fjalën e saj, Oxhaklieska informoi për aktivitetet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të planifikimit hapësinor. Me këtë rast ajo përmendi se:

  • Në vitin 2020 është miratuar Metodologjia e re për përgatitjen e Planeve Hapësinore.
  • Plani i ri Hapësinor për Republikën e Maqedonisë së Veriut (2020-2040) është në fazën e përgatitjes.
  • Sipas metodologjisë së re, ndryshimet klimatike do t’i nënshtrohen elaborimit të detajuar në të gjithë kapitujt e veçantë të Planit Hapësinor të vendit.
  • Planifikimi hapësinor i bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm do të ofrojë udhëzime për planifikim të qëndrueshëm hapësinor në qytetet dhe fshatrat tona.

Në ktë akëtiëviëtet morën pjesë ministra dhe përfaqësues të lartë të qeverive kombëtare dhe organeve politike rajonale nga e gjithë bota, me qëllim ngritjen e debatit mbi urbanizimin e qëndrueshëm dhe përshpejtimin e zbatimit të Agjendës së Re Urbane në mbështetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe agjendave të tjera globale.