Zvicra është një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, ka realizuar një takim pune me ambasadoren e Zvicrës Veronik Ullmann, ku është diskutuar për çështjet aktuale lidhur me projektet e përbashkëta.

Zvicra është një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës. Bëhej fjalë për dy tema. U diskutua për mjetet shtesë të ndara nga Zvicra dhe mjetet e paralajmëruara nga MMJPH-ja për realizimin e plotë të projektit të madh shumëvjeçar për përmirësimin e furnizimit me ujë në Dellçevë.

Швајцарија е една од поголемите поддржувачи на нашата држава во делот на заштита на животната средина и природатаGjithashtu u hap një diskutim për sfidat me të cilat ballafaqohet ndërmarrja publike rajonale Rusino në sigurimin e menaxhimit efikas të sistemit rajonal dhe deponisë në Rusino. Si prioritet u përmend nevoja e krijimit të financimit të qëndrueshëm të sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave dhe deponisë, i cili kërkon rritjen e arkëtimit të faturave për shërbimet e grumbullimit dhe depozitimit të mbeturinave në mënyrë që sistemi të funksionojë siç duhet.

Kjo është përgjegjësi e çdo banori në vend dhe përgjegjësia për funksionimin e infrastrukturës tashmë të krijuar, është përgjegjësi jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj donatorëve që investuan fondet e mbledhura nga qytetarët e vendeve të tyre.