Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore për të diskutuar mbi rreziqet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike që ndikojnë në sektorin financiar dhe kapacitetet e institucioneve për të menaxhuar këto rreziqe, si dhe kapaciteti i sektorëve të investimeve të gjelbra.
Në takim, Sekretarja shtetërore informoi për aktivitetet që Ministria po i realizon në sferën e reduktimit të emetimeve të gazrave serrë dhe përballjes me pasojat negative të ndryshimeve klimatike.
Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e njohjes së rreziqeve klimatike për sistemin financiar, si dhe iniciativat dhe aktivitetet që do të ndërmerren nga institucionet në drejtim të monitorimit dhe menaxhimit të rreziqeve nga ndryshimet klimatike.