Takim me kryetarët e e komunave të rajonit planor Juglindor për përgatitjen e Planit Hapësinor të RMV

Në kuadër të aktiviteteve përgatitore për hartimin e Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska sot në Strumicë pati takim koordinues edhe me kryetarët e komunave të rajonit planor juglindor.

2strum

Qëllimi i takimit ishte njohja e kryetarëve të komunave me vizionin, por edhe më në detaje me gjithë procesin e hartimit të Planit të ri Hapësinor, me fokus zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe agjendën e re urbane.

Duke theksuar se kuptimi i nevojave dhe potencialit hapësinor të rajoneve planifikuese është i nevojshëm për paraqitjen reale të masave të planifikimit dhe krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të planifikimit, zëvendësministrja theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të faktorëve të zhvillimit rajonal dhe lokal, si dhe bashkëpunimin ndërmjet rajoneve planifikuese dhe komunave, të cilat në kuadër të strategjive dhe planeve të tyre shprehin vizionet e tyre për zhvillimin e ardhshëm të hapësirës.