Takimi me kryetarët e komunave të rajonit planor verilindor me temën e hartimit të planit hapësinor të RMV-së

Состанок со градоначалниците на Североисточниот плански регион на тема изработка нZëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, në kuadër të aktiviteteve përgatitore për hartimin  e Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ka pasur takim koordinues me kryetarët e komunave të Rajonit planor verilindor. 

Ata diskutuan për bazën ligjore dhe procedurat për miratimin e Planit Hapësinor, rëndësinë e tij si dokumenti më i lartë i planifikimit hapësinor të vendit tonë, si dhe vizionin dhe udhëzimet më të mira për shfrytëzimin sa më të përshtatshëm të hapësirës në vend me të gjitha resurset.

Gjatë kësaj, u potencua edhe roli kyç i komunave dhe qendrave të të gjitha rajoneve planifikuese në vend në procesin e sigurimit të dokumentacionit dhe informacionit të nevojshëm për përgatitjen e këtij dokumenti, i cili do të mundësojë zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe rajonal, të përshtatur me nevojat bashkëkohore të qytetarëve.