SHPALLJE për mbajtjen e debatit publik për Projekt-Planin Strategjik për Rehabilitimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e njoftonpublikun se Grupi punues i themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka përgatitur Draft versionin e parë të Planit Strategjik për rehabilitimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit, i cili është në përputhje me Vendimin (44 COM 7B.77 ) të miratuar në sesionin e 44-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të mbajtur në Fuzhu, Kinë (2021).

Draft verzioni i Planit Strategjik është publikuar në faqen e MMJPH-së (25tetor) dhe është në dispozicion në linkun e mëposhtëm: https://bit.ly/3A9bk4M .

Debati publik për Draft versionin e Planit Strategjik për rehabilitimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit do të mbahet në platformën ZOOM më 21 nëntor 2022, nga ora 12:00 deri në ora 14:00.

Link:

https://us06web.zoom.us/j/87137231092?pwd=MVVUeUw0TGtZamdUNFdZV0FmOVFqUT09

(Meeting ID: 871 3723 1092 Passcode: 773406)

Vërejtje, mendime dhe propozime në lidhje me dokumentin mund të jepen në debatin publik, të dorëzohen në adresën elektronike të mëposhtme: infoeko@moepp.gov.mk dheskj.mzspp@gmail.com ose me postë në adresën e Ministrisë “Sheshi Presveta Bogorodica” nr.3 Shkup.