Takim pune me kryetaren e Qytetit të Shkupit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, realizoi takim pune me kryetaren e re të Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, me ç’rast diskutuan për aktivitetet aktuale dhe planet e ardhshme në fushën e mjedisit jetësor në kryeqytet.

Sredba_Nuredini_Arsovska

Nuredini dhe Arsovska shkëmbyen mendime për proceset në vazhdim dhe mënyrën e menaxhimittë zonës së mbrojtur Vodno, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të planit hapësinor dhe planit të menaxhimit si bazë e mirë për tejkalimin e konflikteve ekzistuese, si dhe diskutuan për procesin e aktual të miratimit të Ligjit për shpalljen e Kanionit të Matkës monument natyror.

Si temë e bisedës u ngrit edhe çështja e menaxhimit të mbeturinave, ku ministri Nuredini ndau idenë qënga mjetet të siguruara nga kompensimii përdorimittë qesevetë blihenenëpër selektimine mbeturinave që do të shpërndahen në të gjithë vendin. Qëndrimi i përbashkët ishte që BNJVL dhe të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe sektori civil të përfshihen në këtë aktivitet. Kjo do të mundësojë transparencën e procesit në të cilin fondet e mbledhura nga qytetarët do t’u kthehen qytetarëve duke përmirësuar infrastrukturën për menaxhimin e mbeturinave dhe duke nxitur shprehi të mira në drejtim të menaxhimit të mbeturinave.