Vazhdon bashkëpunimi me UNOPS-in në fushën e mjedisit

unopsSekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, zhvilloi një takim pune me drejtoreshën e Departamentit të Iniciativave Strategjike në selinë e Zyrës për Shërbime Projektuese të Kombeve të Bashkuara (UNOPS) në Kopenhagë, Samanta Straton Short dhe zyrtarë të tjerë përkatës të UNOPS-it. Në këtë takim, sekretarja shtetërore Shukova, shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm dhe mbështetjen që UNOPS-i i jep vendit tonë përmes projekteve.

Njëherësh, u diskutuan mundësitë për zhvillimin e një bashkëpunimi më të gjerë në fushën e mbrojtjes së mjedisit, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, për të rritur qëndrueshmërinë në shumë sektorë të mjedisit ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Takimi u mbajt në margjinat e projektit të UNOPS-it “Forcimi i kapaciteteve institucionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për menaxhimin e infrastrukturës publike”, financuar nga Mbretëria e Bashkuar.