U prezantuaDraft-Teksti i Projekt – Ligjit për Veprimin klimatik

Në debatin e sotëm publik, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e prezantoi Draft-tekstin e Projekt-Ligjit për Veprimin klimatik.Zakon-klimatska_akcija

Fjalën e hapjes e mbajti ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, e cila theksoi se veprimi klimatik është në thelb të Marrëveshjes Evropiane të Gjelbër, qëllimi i së cilës është transformimi i BE-së në një ekonomi moderne, të qëndrueshme dhe arritja e neutralitetit klimatik të BE-së deri në vitin 2050.

- Republika e Maqedonisë së Veriut fillimisht ka nevojë për një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse të dizajnuar në përputhje me legjislacionin klimatik të Bashkimit Evropian, e cila do të ofrojë një bazë ligjore solide për planifikimin strategjik dhe krijimin e politikave në përputhje me kornizën e politikës klimatike dhe energjetike të BE-së me një perspektivë deri në vitin 2050 – tha Shukova.Zakon-klimatska_akcija_1

Ajo shpjegoi se për momentin nuk ka masa rregullatore të nevojshme dhe kuadër të duhur institucional të nevojshëm për të siguruar harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së për klimën, si dhe zbatimin e masave rregullatore.

Dr. Teodora Obradoviq Gërnçarovska e prezantoi draft tekstin e Ligjit të propozuar dhe theksoi se duke pasur parasysh kompleksitetin dhe përfshirjen e çështjes që duhet të rregullojë ligjërisht, MMJPH-së është plotësisht e hapur për komente, sugjerime dhe propozime të qëndrueshme.Zakon-klimatska_akcija_3

Propozimi i Ligjit për Veprimklimatik përshtat disa akte ligjore në nivel të BE-së, në përputhje me statusin tonë si një vend me proces të hapur si anëtar i plotë i familjes evropiane.Zakon-klimatska_akcija_2

Në debatin publik morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, qytetarë të interesuar, organizata joqeveritare, përfaqësues nga sektori i biznesit, përfaqësues nga sektorët industrialë, si dhe përfaqësues nga media.