U prezantua Raporti inicues për karakterizimin e liqenit të Prespës, liqenit të Ohrit dhe liqenit të Shkodrës

prezentacija3(16.02.2016)Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, sot, e hapi prezantimin e Raportit inicues për karakterizimin e liqenit të Prespës, liqenit të Ohrit dhe liqenit të Shkodrës, të përgatitur në pajtim me direktivën korrnizë evcropiane për ujërat.

- Përgatitja e Raportit inicues për tre liqenet paraqet një hap të rëndësishëm për shtetet bregdetare drejtë menaxhimit me pellgjet e lumejve në pajtim me legjislacionin evropian. Cilësia e mirë dhe menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave është qëllim i përbashkët i këtij bahkëpunimi rajonal midis ministrive, organeve kompetente, universiteteve, organizatave joqeveritare dhe ekspertëve nga të tri shtetet ( Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi), gjatë kësaj duke shfrytëzuar ekspertizën e ekspertëve gjerman dhe praktikat e mira evropiane. – deklaroi ministri Izairi në fjalimin e tij.

Raporti u hartua në kuadër të projektit: „Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i biodeiversitetit në Liqenin e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës “ dhe është obligim sipas Direktivës korrnizë evropiane të ujërave e cila në fakt është implementuar në Ligjin e Ujërave të Maqedonisë. Në të njëjtën kohë ai paraqet një përfitim drejtë sistemeve kombëtare informative të mjedisit jetësor e njëherësh kontribuon për krijimin e bazave të përbashkëta të të dhënave për cilësinë e ujërave, e më këtë edhe përmirësimin e shkëmbimit të diturive dhe menaxhimit të qëndrueshëm me resurset ujore për të tre shtetet.

Projekti financiarisht mbështetet nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe i implementuar nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ.