U prezantua versioni i parë i Hartës Kombëtare të Habitateve të Maqedonisë së Veriut

Versioni i parë i Hartës Kombëtare të Habitateve të Maqedonisë së Veriut u prezantua sot para publikut akademik dhe profesional, përfaqësues të sektorit civil, institucioneve qeveritare dhe disa ambasadave të huaja në vend.1  Презентирана првата верзија на Националната Карта на живеалишта на Северна Македонија

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, në fjalimin e saj theksoi se Harta e Habitateve paraqet një hap të rëndësishëm përpara në procesin afatgjatë të identifikimit dhe valorizimit të gjendjes ekologjike të habitateve në vendin tonë.

-          Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si autoritet kompetent për krijimin e politikave dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor në nivel kombëtar, e kupton dhe konfirmon nevojën që një hartë e tillë të jetë pjesë e bazës për proceset e ardhshme të planifikimit në vend. Kjo do të reflektohet në fushën e planifikimit hapësinor, dhe sigurisht në planifikimin e mbrojtjes së natyrës dhe vlerave natyrore të vendit tonë, por edhe në fushën e identifikimit të zonave NATURA 2000, që janë pjesë e sistemit të përgjithshëm për planifikimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor – theksoi Shukova në fjalimin e saj hyrës.2 Презентирана првата верзија на Националната Карта на живеалишта на Северна Македонија

Harta është hartuar në kuadër të projektit të financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të zbatuar nga Maneko Solutions SHPKNJP Shkup dhe ekipi kombëtar i ekspertëve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.3 Презентирана првата верзија на Националната Карта на живеалишта на Северна Македонија

Gjatë përzgjedhjes së të dhënave, është bërë një përcaktim i duhur i habitateve deri në nivelin e tretë sipas klasifikimit të Sistemit Evropian të Informacionit të Natyrës (EUNIS 2012) të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), si dhe është bërë korrelacion me Direktivën e Habitateve. Është zhvilluar një ueb platformë e Sistemit të Informacionit Gjeografik në hartën e vendbanimeve dhe do të jetë e disponueshme për publikun në faqen e internetit të Ministrisë, pas ngjarjes promovuese.