Oxhaklieska në një forum biznesi kushtuar ekonomive të Ballkanit Perëndimor nga perspektiva e vitit 2030

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mori pjesë në forumin rajonal të biznesit “Ballkani Perëndimor në vitin 2030 dhe më gjerë” në Beograd, në panelin kushtuar Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

1Sipas saj, kriza ekonomike dhe energjetike me të cilën po përballet bota ka treguar se sa e rëndësishme është që një vend të jetë i pavarur dhe ekonomikisht i qëndrueshëm.

- Kjo gjë forcon ambiciet tona për realizimin e tranzicionit të gjelbër të planifikuar si pjesë e Agjendës së Gjelbër. Ne si shtet jemi angazhuar që të punojmë në mënyrë më intensive për një të ardhme të dekarbonizuar duke nënshkruar deklaratën e Sofjes për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe jemi edhe nënshkrues i Marrëveshjes së Parisit – theksoi Oxhaklieska.

2Ajo shtoi se ideja është të ndërtojmë një ekonomi të gjelbër nga shërbimet e ekosistemit për të cilat kemi potencial të madh.

- Kemi vende të mrekullueshme për të parë, për të ofruar produkte të shkëqyera organike dhe ushqime tradicionale, si dhe mundësi të shkëlqyera për promovimin e ekoturizmit. Ne dëshirojmë që komunitetet tona lokale të përfitojnë nga këto procese sepse besojmë vërtet se ekziston një mënyrë për të bërë paqe me natyrën dhe për të përdorur në mënyrë të qëndrueshme burimet tona natyrore – tha zëvendësministrja.

3Në forumin rajonal të biznesit, përfaqësues nga biznesi, politika dhe shoqëria civile patën mundësinë të diskutojnë se si do të duket rajoni në vitin 2030 në aspektin e zhvillimit ekonomik, politik dhe social.

4