Oxhaklieska në konferencën e tretë ministrore për zhvillim të qëndrueshëm urban të “Unionit për Mesdheun”

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot merr pjesë në konferencën e tretë ministrore për zhvillim të qëndrueshëm urban të “Unionit për Mesdheun” (Union for the MediterraneanUfM), organizuar nga bashkëkryesuesit e BE-së, Mbretëria e Jordanisë dhe Sekretariati i “Unionit të Mesdheut” mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Оџаклиеска на третата министерска конференција за одржлив урбан развој на „Унија за медитеранот“Mbajtja e kësaj konference ministrore paraqet një mundësi të rëndësishme për vendet anëtare të “Unionit për Mesdheun” për të inkurajuar dialogun dhe bashkëpunimin rajonal dhe për të koordinuar përpjekjet rajonale për përdorimin e fondeve për financimin e programeve kombëtare të qëndrueshme, në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të integruar urban. Fokusi kryesor i konferencës është në mbështetjen praktike për zbatimin e miratuar tashmë nga  UfM-ja që i referohen arritjes së synimeve për zhvillim të qëndrueshëm urban, si dhe në dialogun mbi sfidat dhe zgjidhjet kryesore të rëndësishme për të gjithë rajonin e Mesdheut, për të arritur qëllimin global të zhvillimit të qëndrueshëm 11 (Qytetet dhe komunitetet e qëndrueshme).

2Në prezantimin e saj, Oxhaklieska theksoi se ideja kryesore në të gjitha aktivitetet e zhvillimit urban në botë, përfshirë edhe në R e Maqedonisë së Veriut, është koncepti i qëndrueshmërisë me të gjitha derivatet e saja (zhvillimi i qëndrueshëm, përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe ruajtja e diversitetit biologjik dhe kulturor). Republika e Maqedonisë së Veriutnë dhjetor të vitit 2015, filloi me përfshirjen e “Agjendësglobale për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030″ në “Planin Kombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm”, me qëllim të zhvillimit të “Planit të Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm” QZHQ (2016-2030). Qëndrueshmëria  e mjedisit është një nga fushat prioritare për vendin tonë dhe të gjitha planet tona të zhvillimit përfshijnë synimin global të zhvillimit të qëndrueshëm 11 – Qytete dhe komunitete të qëndrueshme.

Me qëllim të vendosjes së themeleve për zbatimin e “Agjendës globale për zhvillim të qëndrueshëm 2030”, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut ndërmori iniciativë të përbashkët me OKB-në për integrimin e QZHQ-ve në procesin e planifikimit kombëtar.

Momentalisht jemi duke zhvilluar një “Plan të ri Kombëtar Hapësinor”, ​​dhe tashmë është zhvilluar një Metodologji e re për integrimin e ndryshimeve klimatike në planifikimin hapësinor, e cila ofron udhëzime për marrjen e masave të duhura përshtatëse në planifikimin urban. Ligji për Gjelbërimin Urban është veçanërisht i rëndësishëm për planifikimin urban, dhe ai mandaton të paktën 20% sipërfaqe të gjelbra në zonat urbane. Në Ligjin e ri të Planifikimit Hapësinor (i cili është në fazën e hartimit) e integrojmë edhe Infrastrukturën e Gjelbër, koncepti i së cilës është veçanërisht i rëndësishëm për arritjen e qëllimit të qyteteve të qëndrueshme dhe banimit human.

3Njëkohësisht, Republika e Maqedonisë së veriut do të vazhdojë të bëjë përpjekje për arritjen e Qëllimeve të zhvillimit të mijëvjeçarit dhe zvogëlimin e presioneve mbi mjedisin dhe shëndetin e njerëzve nga perspektiva kombëtare, evropiane dhe globale, dhe në këtë kuptim ne do të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë për të gjitha iniciativat, deklaratat, rezolutat dhe marrëveshjetgjithmonë kur është e nevojshme, në mënyrë që të kontribuojnë në nivel global në përshpejtimin e ndryshimeve, tha Oxhaklieska.

4Në konferencën ministrore, u miratua një deklaratë ministrore dhe fjalime të tyre përshëndetëse  mbajtën Komisionerja Evropiane për Kohezionin dhe Reformat në Komisionin Evropian Elisa Fereira, ministri i Punëve Publike dhe Strehimit të Mbretërisë së Jordanisë, Ahmad Maher Hamdi Taufik Abuelsamen, pastaj sekretari i përgjithshëm i “Unionit për Mesdheun”, Naser Kamel dhe ministri kroat i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Pronës Shtetërore Branko Baciq.