Takimi zyrtar i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, me përfaqësuesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shefin e zyrës së OBSH-së në Republikën e Maqedonisë së VeriutDr.Jihane Tawilah

(01.08.2019) ministri  Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini,realizoi një takim me përfaqësuesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shefin e zyrës së OBSH-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut Dr.Jihane Tawilah.

Në këtë takim u theksua mbështetja e Dr. Jihane Tawilah në fushën e mjedisit, veçanërisht në ndihmën për zgjidhjen e problemeve të ndotjes së ajrit, menaxhimittë mbeturinave të ngurta, përdorimit tëlëndëve djegëse në amvisëri, sigurisë së ujit dhe rëndësisë së të gjithë faktorëve të jashtëm që ndikojnë ndaj shëndetit  të të gjithë qytetarëve të RMV.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për mbështetjen në lidhje me bashkëpunimin për ngritjen e besimit për shërbimet e mira shëndetësore dhe ekologjike në vend.