U mbajtë puntoria për krijimin, menaxhimin dhe financimin e zonave Natura 2000

“Ligatinat dhe Natyra 2000 nga perspektiva e BE-së” është tema e punëtorisë e kombinuar me një vizitë në terren të mbajtur në kuadër të projektit “Mbështetje për Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE në fushën e mjedisit”.

Одржана работилница за воспоставување, управување и финансирање на Натура 2000 под

Punëtoria është një mundësi për të fituar njohuri dhe aftësi dhe për të shkëmbyer përvoja me ekspertë suedezë për mënyrën e identifikimit, krijimit, monitorimit, menaxhimit dhe financimit të Natura 2000, si dhe për restaurimin e habitateve të lagështa (kënetave).

 

Deri më tani, 12 zona të ardhshme të Natura 2000 janë identifikuar në nivel kombëtar. nga të cilat pesë janë propozuar si Zona të Veçanta të Mbrojtura (ZPA) sipas Direktivës së  Zogjve dhe shtatë janë propozuar si Zona të Veçanta të Ruajtjes (ZAC) sipas Direktivës së Habitateve.

 

Duke vënë në dukje se rrjeti Natura 2000 hap mundësi të reja në zonat rurale përmes zhvillimit të ekoturizmit, bujqësisë së qëndrueshme dhe përdorimit të burimeve natyrore në mënyrë që të mos rrezikohet mjedisi, drejtori i Drejtorisë së Mjedisit në MMJPH, Hisen Xhemaili, theksoi se Natura 2000 mund të bëhet një burim i rëndësishëm i të ardhurave për popullsinë vendase, por edhe për zonat e mbrojtura.

“Vizioni për zhvillim të qëndrueshëm mund të bëhet realitet me instrumentin Natura 2000, fushëveprimi i të cilit do të rritet me zbatimin e mëtejshëm”, shtoi ai në fjalimin e tij.

 

Në puntori u prezantua Projekti, Plani i Ruajtjes së Natyra 2000 dhe u ndanë përvojat e vlefshme të ekspertëve suedezë në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe ligatinave.

Projekti financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SwEPA) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.