Shpallje pune për Asistent të KPT Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetja e zbatimit të kornizës ligjore për menaxhimin e mbeturinave dhe sistemi i Përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve (PZP)”

oglas EU

Nr. Ref.MK 20 IPA EN 01 22- R

Ka nevojë për angazhimin e Asistentit të Këshilltarit të Përhershëm të Tuining-ut (KPT)

Projekti Tuining “Mbështetja e zbatimit të kornizës ligjore për menaxhimin e mbeturinave dhe sistemi i përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve (PZP)” është projekt i përbashkët midis Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Republikës së Hungarisë, e përfaqësuar nga Fondacioni „Blue Planet Climate Protection“ dhe Republikës së Austrisë e përfaqësuar nga “Umweltbundesamt GmbH”.

Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në forcimin e sistemit të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, duke vendosur aranzhmane konkrete institucionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Projekti kërkon të angazhojë një Asistent të Këshilltarit të Përhershëm të Tuining-ut (KPT), detyrat e të cilit përfshijnë mbështetjen e KPT-së gjatë koordinimit dhe menaxhimit të projektit Tuining. Projekti ka nisur më 1 dhjetor 2022 dhe do të zgjasë 24 muaj.

Fillimi i angazhimit: 15 јаnar 2023

Asistenti i KPT-së do të punësohet me kontratë me orar të plotë dhe do të ketë vendin e punës në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Shkup. Personat të cilët kanë pasur ndonjë kontratë për angazhim në institucionet e administratës shtetërore në gjashtë muajt e mëparshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk do të merren parasysh për këtë pozitë.

Asistenti i KPT-së do të jetë i vetëpunësuar dhe do të marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për pagesën e të gjitha taksave dhe detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi në vend, përfshirë ato që lidhen me sigurimet shëndetësore dhe sociale.

Detyrat e Asistentit të KPT-së janë:

-        Të ndihmuarit e KPT-së në koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të projektit Tuining dhe ndihmë në menaxhimin e çështjeve financiare dhe administrative të KPT-së,

-        Të ndihmuarit e KPT-së në organizimin e misioneve të ekspertëve, trajnimeve, seminareve, punëtorive, takimeve të komitetit drejtues dhe ngjarjeve të tjera të projektit, duke përfshirë aktivitete të tjera online të Projektit,

-        Aranzhmanepotenciale për udhëtime, rezervime akomodim dhe organizim të vizitave studimore,

-        Përgatitja e materialeve të shkruara në anglisht dhe maqedonisht,

-        Menaxhimi i përgjithshëm i administratës së zyrës, duke përfshirë evidencën e zyrës, organizimin e trajnimeve, misioneve të ekspertëve, udhëtimet lokale, punën e përgjithshme në zyrë, etj.

-        Mbajtja e evidencës bazë të kontabilitetit buxhetor të projektit (ditari i projektit, certifikatat e misioneve, raportet financiare), arkivimi i dokumentacionit financiar (faturat, etj.),

-        Furnizimi dhe menaxhimi me materialet e zyrës në bazë të kërkesës së KPT-së,

-        Organizimi i takimeve në bashkëpunim me partnerët e projektit (përgatitja e agjendave të takimeve dhe mbajtja e procesverbaleve),

-        Kontrollimi i saktësisë dhe konsistencës së prezantimeve dhe përkthimeve të materialit teknik në maqedonisht dhe anglisht,

-        Hartimi dhe redaktimi i procesverbaleve të takimeve, të ndihmuarit e KPT-sënë hartimin dhe redaktimin e raporteve mujore, tremujore dhe përfundimtare të projektit dhe dokumenteve të tjera përkatëse, dhe

-        Menaxhimi i rrjeteve sociale të projektit me qëllim informimin e publikut.

Kualifikimet e nevojshme të kandidatëve:

Asistenti i KPT-sëdo të zgjidhet në përputhje me kriteret e mëposhtme të përzgjedhjes:

Përvoja dhe aftësitë e nevojshme:

-        Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur (niveli C1 ose C2).

-        Eksperiencë pune të mëparshme në punë në zyrë.

-        Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike.

-        Aftësia për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie efikase pune.

-        Nivel i avancuar i njohurive të kompjuterit dhe paketave softuerike (MS Word, Excel, Powerpoint, MS Teams, Skype etj.).

-        Njohuri për institucionet përkatëse administrative dhe politikat, ligjet, ndihmën e jashtme dhe strukturat operative që ndikojnë në zhvillimin rajonal dhe sektorin e infrastrukturës në Maqedoninë e Veriut.

-        Eksperiencë e mëparshme në përdorimin e mediave sociale.

-        Aftësi për të punuar nën presion dhe për prioretizim.

Kandidatët duhet të dërgojnë biorgrafinë e tyre (në formatin Europas) me letër motivimi në anglisht në adresën tibor.nemcsek@kbka.orgme titullin “RTA Assistant” jo më vonë se data 6 janar 2023.

Dokumentet shtesë që duhen bashkëngjitur në versionin e skanuar si pjesë e aplikimit:

-        Diplomë e arsimit të lartë;

-        Certifikatë e njohjes së gjuhës;

-        Rekomandime nga punëdhënësi/it e mëparshëm (nëse ka).

 Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian

 

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë midis 9-12 janar 2023.