SHPALLJE PËR ANGAZHIMIN E EKSPERTËVE KOMBËTARË PËRMES PROJEKTIT “Forcimi i kapaciteteve kombëtare për zbatimin e Konventës Minamata për Merkurin me fokus hartimin e një strategjie për identifikimin e vendeve të kontaminuara me merkur”

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Zyrës së projektit për ndotës organikë të qëndrueshlm (NOQ), është në fazën e zbatimit të projektit “Forcimi i kapaciteteve kombëtare për zbatimin e Konventës Minamata për Merkurin me fokus në hartimin e një strategjie për vlerësimin e lokacioneve të kontaminuara me merkur”. Projekti synon të forcojë kapacitetet kombëtare për zbatimin e Konventës Minamata për Merkurin duke përditësuar inventarët ekzistues të merkurit, duke identifikuar prioritetet kombëtare në menaxhimin e merkurit, miratimin e një Plani Kombëtar të Zbatimit gjithëpërfshirës dhe një strategjie të detajuar për vlerësimin e vendeve të kontaminuara me merkur.

Shpallja publike i referohet pozitave vijuese:

  1. Tre ekspertë kombëtarë (3) për të përcaktuar prioritetet kombëtare në menaxhimin e merkurit

Vendi: Shkup

Kohëzgjatja: 4 muaj, llogaritur nga dita e nënshkrimit të kontratës së punës

Kompensimi mujor: 39,000 denarë bruto (subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale)

Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore:

Ekspertët kombëtarë do të angazhohen herë pas here për një periudhë 4 mujore, për realizimin e aktiviteteve që lidhen me komponentin e dytë të projektit, pra “Përcaktimin e prioriteteve kombëtare në menaxhimin e merkurit”. Roli i ekspertit kombëtar është të sigurojë që aktivitetet e projektit lidhur me përcaktimin e prioriteteve kombëtare në menaxhimin e merkurit rezultojnë në përgatitjen e një liste prioritetesh, e cila listë do të kontribuojë në përzgjedhjen e aktiviteteve që do të pasqyrojnë nevojat reale të vendit në drejtimin e menaxhimit të merkurit dhe eliminimit të tij.

Në koordinim të ngushtë me anëtarët e Ekipit të Projektit, dhe në përputhje me rezultatet e inventarëve, eksperti kombëtar do të ndihmojë partnerët e projektit në zbatimin e aktiviteteve të projektit duke kryer:

  • Rishikimi i inventarit të përditësuar të merkurit të përgatitur në kuadër të projektit aktual, veçanërisht në fushat vijuese:

-          Burimet e merkurit dhe tregtia me merkur

-          Produkte që përmbajnë merkur

-          Proceset e prodhimit në të cilat përdoren merkuri dhe komponimet e merkurit

-          Emetimet e çliruara nga merkuri, depozitimi dhe mbeturinat e merkurit

-          Vende të kontaminuara

  • Analiza e kuadrit ligjor dhe institucional ekzistues, si dhe e kapaciteteve teknike në vend në menaxhimin e merkurit;
  • Përcaktimi i kritereve për identifikimin e fushave prioritare në menaxhimin e merkurit, duke marrë parasysh elementët e mëposhtëm;

- Aspektet e shëndetit dhe sigurisë që lidhen me merkurin

- Shkëmbimi i informatave dhe ndërgjegjësimi i publikut

- Ngritja e kapaciteteve, transferimi i teknologjisë dhe ndihmë teknike

  • Pjesëmarrja në punëtori për identifikimin dhe renditjen e fushave prioritare në menaxhimin e merkurit;
  • Hartimi i një liste të prioriteteve kombëtare në menaxhimin e merkurit;
  • Pjesëmarrja në punëtori për zhvillimin e planeve të veprimit në përputhje me prioritetet e përcaktuara në fushat individuale;

Kualifikimet e nevojshme:

-          Shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut;

-          Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;

-          Me vendim gjyqësor të formës së prerë nuk është dënuar me ndalim të ushtrimit profesional, veprimtarisë apo detyrës.

Niveli i kualifikimit:

-          Inxhinier i diplomuar ose Master i Shkencave në fushën e shkencave natyrore dhe kimike, mjekësore, teknologjisë, mjedisit ose inxhinierisë mekanike;

-          Të paktën 7 vjet përvojë dhe njohuri të shkëlqyera eksperte në fushën e mjedisit jetësor, menaxhimit të kimikateve;

-          Njohuri për të gjithë ciklin jetësor të kimikateve në proceset industriale;

-          Përvojë në zbatimin e Konventave Ndërkombëtare për Kimikatet, veçanërisht Konventën Minamata për Merkurin;

-          Njohuri të manualeve ndërkombëtare për menaxhimin e pranueshëm për mjedisin të kimikateve dhe mbeturinave, përfshirë merkurin

MËNYRA E APLIKIMIT

Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze dhe të njëjtit duhet të përfshijnë dokumentet vijuese:

-          Një letër motivimi jo më e gjatë se një faqe, në të cilën do të tregohen arsyet kryesore të aplikimit;

-          Biografi në formatin e standardizuar Europass;

-          1 (një) rekomandim nga angazhimet e mëparshme në pozicione të njëjta/të ndërlidhura.

Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike në adresën vijuese: s.andonova@pops.org.mk ose suzana_andonova@yahoo.com

Afati i fundit për aplikim është 10 janar 2024, deri në orën 23:59 (Koha e Evropës Qendrore).

Kandidatët do të vlerësohen në bazë të një metodologjie të përcaktuar më parë, brenda 5 ditëve pune nga përfundimi i shpalljes. Ky afat mund të zgjatet në rast të një numri më të madh aplikimesh të pranuara.