Nuredini zhvilloi takim me ambasadoren e SHBA-së, Marie Byrnes

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot zhvilloi një takim protokollar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RMV, shkelqësia e saj Kate Marie Byrnes.

Në fokus të takimit ishte mbështetja e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zbatimin e politikave dhe masave që dalin nga dokumentet strategjike kushtuar ndryshimeve klimatike, veçanërisht në fushën e përfshirjes së sektorit privat dhe vetëqeverisjes lokale, dhe me interes të veçantë është edhe Kontributi i Rishikuar Kombëtar (eNDC), që ka synime më ambicioze për zbutje të bazuara në potencialin për zbutje dhe të energjisë dhe sektorëve të tjerë, që merr në konsideratë fusha të tilla si përfshirja e sektorit privat dhe bashkëpunimi me vetëqeverisjen lokale.

Ministri Nuredini falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të ambasadës Amerikane dhe shprehu përkushtimin e tij për thellimin konstruktiv të bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike.