MMJPH: Fonde të siguruara për sanimin dhe përmirësimin e sistemit kolektor Ohër – Strugë

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova dhe u.d. Drejtor i Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor – Shkup, Vladimir Aleksijoski, nënshkruan Marrëveshje për ndarjen e mjeteve për sanimin dhe përmirësimin e efikasitetit të sistemit kolektor Ohër – Strugë.МЖСПП Обезбедени средства за санација и унапредување на колекторскиот систем Охрид

Për sanimin e Sistemit kolektor, nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2023 janë siguruar mjete në vlerë të përgjithshme prej 40,4 milionë denarë, sipas PROGRAMIT PËR SISTEM KOLEKTOR OHËR DHE STRUGË PËR VITIN 2023. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në vazhdimësi mbështesin sanimin e këtij sistemi kolektor me qëllim të rivitalizimit të gjithë sistemit dhe mbrojtjes së ujërave të Liqenit të Ohrit.1-9