Takimi Koordinues për rehabilitimin e digave prioritare në RMV

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot hapi takimin konsultativ të Komisionit për Diga në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe SHA Ujësjellësi i  RMV. Qëllimi i takimit ishte konsultimi mes palëve të interesuara në lidhje me menaxhimin e digave me objektet shoqëruese dhe mënyrat më optimale për sigurimin e burimeve financiare për përgatitjen e dokumentacionit teknik për rehabilitimin e digave prioritare.

Координативен состанок за санација на приоритетните брани во РСМ

Në hapje të takimit, zëvendësministrja Oxhaklieska theksoi rëndësinë e punës së këtij Komisioni dhe u bëri thirrje anëtarëve që të përgatisin një Raport me konkluzionet për masat e domosdoshme dhe hapat që duhet të ndërmerren për një zgjidhje sistematike dhe të qëndrueshme të situatës aktuale me digat në RMV.