Katovicë: U shkëmbyen përvoja mbi planifikimin hapësinor dhe ndryshimet klimatike

Në kuadër të qëndrimit në Katovicë dhe pjesëmarrjes në Forumin e 11-të Botëror për Urbanizëm, zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska zhvilloi disa takime bilaterale, midis të cilëve edhe me:

  • Gzhegosh Puda (Grzegorz Puda), Ministër i Fondeve të Zhvillimit dhe Politikave Rajonale në Poloni
  • Malgorzhata Jaroshinska – Jedinak (Malgorzata Jarosinska – Jedinak), Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Fondeve për Zhvillim dhe Politikave Rajonale
  • Marcin Krupa, kryetar i komunës së Katovicës dhe me
  • Sharon Dijksma, kryetare e komunës së Utrechtit, Holandë, ish-ministre e Mjedisit Jetësor dhe Presidente e Këshillit të Mjedisit të Bashkimit Evropian dhe nënshkruese e Marrëveshjes së Parisit në emër të BE-së në Nju Jork më 2016.

Diskutimet u zhvilluan në drejtim të rëndësisë së planifikimit hapësinor me theks në integrimin e ndryshimeve klimatike në të gjitha aspektet e tij.