Integrimi i ndryshimeve klimatike në planifikimin hapësinor në vendin tonë

Интегрирање на климатските промени во просторното планирање во нашата државаZëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot mbajti një takim koordinues me zëvendësen e përfaqësueses së përhershme të UNDP-së Sanja Bojaçiq, ku u diskutua për integrimin e ndryshimeve klimatike në planifikimin hapësinor, përkatësisht përgatitjen e Planit të ri Hapësinor të RMV-së për periudhën 2021-2041, për të bërë një vlerësim më të mirë të rreziqeve të ardhshme të ndryshimeve klimatike dhe për t’u përgatitur sa më mirë për mundësitë që ato sjellin.

Në takim u prezantua platforma online, e cila mbështet zbatimin e metodologjisë për përfshirjen e ndryshimeve klimatike gjatë planifikimit të hapësirës në vend, por edhe gjatë përgatitjes së të gjitha planeve urbanistike të nivelit më të ulët. Me këtë mjet digjital hapen mundësitë për krijimin e rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike, në të cilat gjatë krijimit të Planit të ri hapësinor të RMV-së shihet si në një nga parimet kryesore për planifikimin hapësinor në vend.

Në takim, zëvendësministrja Oxhaklieska shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili do të jetë i një rëndësie të madhe për përgatitjen cilësore të këtij dokumenti zhvillimor të plotë dhe më të lartë planifikues, i cili do të ofrojë  vizion dhe udhëzime të qarta për përdorimin afatgjatë dhe sa më të përshtatshëm të hapësirës në vendin tonë me të gjitha burimet e saj në dispozicion.