Kapacitetet institucionale të shërbimeve inspektuese lokale për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Институционални капацитети на локалните инспекциски служби за заштита на животнатаZëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, mori pjesë dhe foli në prezantimin e “Analizës së kornizës ligjore dhe kapaciteteve institucionale të shërbimeve inspektuese lokale të mjedisit jetësor”, përgatitur nga Fondacioni „Konrad Adenauer“ dhe Qendra për hulumtime dhe analiza Juridike.

Në fjalën e saj ajo theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor po punon fort për thellimin e bashkëpunimit me shërbimet profesionale të komunave përgjegjëse për çështjet mjedisore, në mënyrë që t’ju ndihmojë në forcimin e kapaciteteve, njohurive dhe kuptimit të detyrimeve ligjore për  zbatimin konsistent në nivel lokal, me qëllim të arritjes së të drejtës së të gjithë qytetarëve për një mjedis të shëndetshëm.

- Kemi krijuar zgjidhje të mira ligjore në përputhje me legjislacionin evropian, por megjithatë nuk mjafton që të sigurohet mbrojtja e mjedisit në përputhje me qëllimet dhe nevojat e përcaktuara të qytetarëve. Një segment i rëndësishëm në mbrojtjen e përgjithshme të mjedisit është kontrolli i zbatimit të obligimeve ligjore në praktikë, gjë që kërkon një rrjet të mirë të shërbimeve inspektuese si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal – tha Oxhaklieska, duke shtuar se MMJPH, si bartëse e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor, i cili është në procedurë parlamentare, në bashkëpunim me ISHMJ-në, vetëqeverisjen lokale dhe BNJVL-në, do ta koordinojë procesin e riorganizimit të sistemit të inspektimit dhe do të ofrojë mbështetje të plotë në fushën e trajnimit dhe rrjetëzimin e inspektimeve dhe në përmirësimin e koordinimit të nivelit qendror dhe lokal.

Në këtë ngjarje foli edhe përfaqësuesi zyrtar i Fondacionit „Konrad Adenauer“, Daniel Braun.