Njoftim publik 22.12.2022

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të gjitha stacionet matëse nga Sistemi Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit të Ambientit janë në funksion, por herë pas here të dhënat nga disa pika matëse nuk janë të disponueshme. Përkatësisht për shkak të vjetërsimit të paisjeve të serverëve, të cilat muajt e kaluar shkaktuan rënie të herëpashershme të sistemeve, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë prokurimin e paisjeve të reja.

Për momentin, paisjet e reja të serverit janë prokuruar dhe instaluar, dhe në vazhdimësi janë duke u bartur sistemet dhe bazat e të dhënave nga paisjet e vjetra të serverit në ato të reja. Ndërkohë që bartja është duke u kryer, gjatë ditëve në vijim janë të mundshme ndërprerje të përkohshme ose mos disponueshmëri deri tek shërbimet e caktuara, për të cilat e kemi informuar publikun përmes ueb faqes sonë të internetit dhe rrjeteve sociale të MMJPH-së.

Përveç kësaj, po zbatohet edhe procesi i konfigurimit të sistemit dhe mbrojtjes nga ndërhyrjet e jashtme përmes lidhjes në internet.

Po bëhen përpjekje për të përshpejtuar procedurën dhe vënien në dispozicion të të gjitha shërbimeve sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu theksojmë se të dhënat nga të gjitha stacionet matëse janë në dispozicion të MMJPH-së dhe monitorohen, dhe nëse tejkalohen pragjet e informimit apo alarmimit, publiku/komunat do të informohen menjëherë dhe në fuqi do të hyjnë masat e duhura. Gjithashtu, të gjitha të dhënat që nuk ishin të disponueshme për publikun me vënien në funksion të paisjeve të reja të serverit do të jenë të disponueshme/të dukshme në mënyrë retroaktive.