Fillon projekti i ri GEF/UNEP

Ministrja Shukova hapi sot takimin e parë të komitetit drejtues të projektit “Promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të tokës nëpërmjet forcimit të kuadrit ligjor dhe institucional, fuqizimit të kapaciteteve dhe rehabilitimit të zonave malore më të cenueshme”.1 Започнува новиот ГЕФУНЕП проект

Projekti financohet nga Fondi Global i Mjedisit (GEF), dhe zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Programit të OKB-së për Mjedisin Jetësor (UNEP).2 Започнува новиот ГЕФУНЕП проект

Qëllimi kryesor i projektit, siç përmendi ministrja Shukova, është zvogëlimi i ndikimeve të degradimit të tokës dhe presioneve mbi burimet natyrore në zonat malore më të cenueshme në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të projektit pritet mbështetje në hartimin e ligjit dhe strategjisë së parë kombëtare për mbrojtjen e tokës, si dhe ngritjen e kapaciteteve në nivel kombëtar dhe lokal për menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe pyjeve, gjë që do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të neutralitetit të degradimit të tokës.3 Започнува новиот ГЕФУНЕП проект

Në periudhën në vijim do të fillojë aksioni i planifikuar për pyllëzimin e lokacioneve pilot në zonat e thata dhe gjysmë të thata të vendit.

Projekti zbatohet në bashkëpunim me palët kryesore të interesit nga sektori i tokës, duke përfshirë institucionet kombëtare dhe lokale, komunitetin akademik, NP Pyjet Kombëtare, shoqatat e qytetarëve, sektorin e biznesit dhe palët e tjera të interesit.