Zëvendës Ministrja Oxhaklieska në një takim pune në Platformën e së drejtës ekologjike

Zamenk_na sredba vo_MANUZëvendës Ministrja e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Hristina Oxhaklieska sot, në mjediset e ASHAM-it, mori pjesë në një takim pune në Platformën e së drejtës ekologjike, ku u prezantua udhërrëfyesi për zbatimin e politikave mjedisore.

- Zbatimi i politikave për mbrojtjen e mjedisit jetësor kërkon një qasje ndërdisiplinare dhe mbështetje nga të gjitha institucionet që kanë kompetenca në sfera të ndryshme të veprimit që kanë implikime negative për mjedisin në të cilin jetojmë dhe punojmë. Zhvillimi që duam të gjithë duhet të bazohet në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, në të cilin mbrojtja e mjedisit  jetësor do të ketë rëndësi të njëjtë, si dhe aspekti social dhe ekonomik – tha Zëvendës Ministrja Oxhaklieska.

Sipas saj, përfshirja e publikut profesional në miratimin e vendimeve ligjore është një vlerë e shtuar në krijimin e vendimeve ligjore të qëndrueshme dhe përgjithësisht të pranuara, zbatimi i të cilave do të krijojë kushte më të mira dhe më kualitative për jetesë.

Në ngjarjen, të udhëhequr nga prof. Dr. Vlado Kambovski, u diskutua edhe për Ligjin për trajtimin me objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe Ligjin për planikifim urbanistik.