Sekretarja shtetërore në MMJPH në takim me zëvendësambasadorin italian

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, zhvilloi një takim pune me zëvendësambasadorin dhe atashe ekonomik në Ambasadën italiane në Shkup Mario De Rosa.

Në takim, të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në përmirësimin dhe avancimin e legjislacionit në fushën e menaxhimit të ujërave, si dhe u diskutua për mundësitë për forcimin e kapaciteteve organizative dhe institucionale të sektorit të ujërave përmes trajnimeve që do të synojnë përmirësimin e menaxhimit të ujërave në RMV, dhe në përputhje me kërkesat e rregullores të BE-së.