Sekretarja shtetërore në MMJPH në Konferencën e Dytë ministrore për bashkëpunimin mjedisor të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, mbajti fjalim nëKonferencën e Dytë ministrore për bashkëpunimin mjedisor të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (China-CEEC), kushtuar zgjidhjeve të bazuara në natyrë, e cila u mbajt online, organizuar nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit e Republikës së Kinës.

drzavensekretar_sostanok

“Ne të gjithë duhet të veprojmë në nivel global, rajonal dhe lokal për të parandaluar degradimin e mjedisit dhe për të ndihmuar natyrën dhe njerëzit të përshtaten me efektet e ndryshimeve klimatike,” tha me këtë rast sekretarja shtetërore Shukova, duke theksuar se zgjidhjet e bazuara në natyrë, të cilat janë të fokusuara në adresimin e sfidave të zhvillimit dhe ruajtjen e biodiversitetit dhe mirëqenies njerëzore, njihen tashmë në politikat, ligjet dhe planet financiare kombëtare në vendin tonë.

Ajo shtoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të politikave strategjike të zhvillimit, realizon në vazhdimësi aktivitete për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës dhe për përballjen me ndryshimet klimatike përmes përmirësimit të zbatimit të legjislacionit kombëtar, njëkohësisht duke përmbushur detyrimet sipas direktivave BE-së.

-Më duhet të përmend se MMJPH ka bërë progres të madh dhe realizon aktivitete për vlerësimin apo rivlerësimin e vlerave natyrore të zonave të mbrojtura, si dhe shpalljen e zonave të reja të mbrojtura, siç janë Parku Kombëtar Mali Sharr, Osogova dhe Malesheva si zona të mbrojtura, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e natyrës së  RMV-së, tha Shukova.

Së fundi, ajo vuri në dukje se vetëm përmes veprimit të përbashkët mund të arrijmë zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve për të arritur mbrojtjen e integruar, ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit, si dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së ekosistemeve ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike.