Në rajonin planifikues të Shkupit do të barten përvojat rumune për menaxhimin rajonal me mbeturinat

1Delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, më datë 24 dhe 25 të këtij muaji realizoi një vizitë studimore në Medijash të Rumanisë për të shkëmbyer përvoja për vendosjen, zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit rajonal me mbeturinat.

Përfaqësuesit e delegacionit, në përbërje të të cilit ishin edhe kryetarët e komunave të rajonit planifikues të Shkupit diskutuan me kolegët e tyre rumun për ate se si ndihma e Agjencisë holandeze ( Agjencia e Ministrisë së ekonomisë) dhe GAD-i – ndërmarrja rajonale e komunave për menaxhim me mbeturinat komunale në Holandë, e përmirësuan sistemin për menaxhim rajonal me mbeturinat në Rumani.

Në kuadër të qëndrimit, delegacioni vizitoi edhe deponinë rajonale të mbeturinave komunale në Kristijan, e drejtuar nga një kompani private, e cila është pjesë e e menaxhimit të integruar rajonal me mbeturinat në tërë këtë rajon në përbërje të të cilit janë 15 komuna.