Konferenca e Biznesit, DUBAI EXPO 2020 – Vendi ofron mundësi të hapura dhe partneritete të forta dhe të ndershme publiko-private që janë një bazë e mirë për investime  

Biznis_Konferencija_DubaiNë kuadër të vizitës në Dubai, sot është mbajtur konferencë biznesi në të cilën në panelin e parë fjalime kishin zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, drejtorët e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Festim Halili dhe Ljupço Janevski, të cilët prezantuan mundësitë për investim dhe të udhëhequrit e bizneseve në shtetin tonë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi hapi konferencën e biznesit me një mesazh se Qeveria në sektorin e biznesit dhe investitorët sheh partnerë për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë dhe se në vitet e fundit janë ndërtuar partneritete të forta dhe të ndershme publiko-private të cilat sjellin rezultate.

„Zhvillimi i bazuar në mbrojtjen e mjedisit jetësor sigurisht që është i lartë në agjendën e zhvillimit. Ne planifikojmë të investojmë në zhvillimin e sektorit të energjisë, por në përputhje me agjendën e gjelbër evropiane dhe që synon përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, energjinë diellore, të erës dhe largimin e qymyrit nga përdorimi. Duke rritur sipërfaqen e zonave të mbrojtura nga 9% në mbi 13%, kemi hapur mundësi të reja për zhvillimin e ekoturizmit dhe rritjen e numrit të vendeve të gjelbërta të punës“, tha ministri Nuredini.

Në pjesën e dytë të Konferencës së Biznesit, para biznesmenëve të pranishëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga vende të tjera që ekspozojnë në EXPO Dubai 2020, përfaqësuesit e katër Odave më të mëdha Ekonomike në RMV patën prezantim të punës së tyre.