SHUKOVA: Me një qasje inovative, vullnet dhe kreativitet po ndërtojmë një të ardhme të gjelbër

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski, së bashku me më shumë se njëqind vullnetarë nga Shkupi dhe Velesi dhe nga Birraria e Shkupit morën pjesë sot në aksionin masiv mjedisor “SONČEVA GORA” (PYLLI I DIELLIT) , në kuadër të të cilit në afërsi të liqenit Mladost, në veri të Velesit, në tokë shtetërore janë pyllëzuar 23 hektarë ose 50.000 pemë.Sonceva Gora

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mirëpriti iniciativën dhe theksoi se është e kënaqur me faktin që dita-ditës po zhvillojmë shprehi të shëndetshme ndaj mjedisit jetësor.Sonceva Gora_1

“Tani po tregojmë se si me një qasje novatore, kreativitet dhe vullnet për të ricikluar plehrat e së shkuarës mund të ndërtohet një e ardhme e gjelbër.“Të mbjellim të ardhmen e gjelbër” – tha ministrja Shukova.Sonceva Gora_2

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski theksoi se me pasurimin e fondit pyjor në vend, sigurojmë një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë.Sonceva Gora_3

“Ne ruajmë dhe zhvillojmë pasurinë tonë më të madhe natyrore, që janë pyjet. Ne i vendosëm vetes një objektiv pyllëzimin e 1,200,000 fidanëve, në 19 rajone, në 36 lokacione në të gjithë vendin”.Sonceva Gora_4

Aksioni është pjesë e projektit dhjetëvjeçar të restaurimit të mjedisit jetësor “ZELENA SONCEVA GORA” (MAL I GJELBËR ME DIELL) i cili organizohet nga “Man and Mountain” dhe zbatohet së basahku me Birraria Shkup dhe Pakomak dhe partnerët zyrtarë Sparkasse Banka, Zero Mbeturina, mbështetur nga Ministria e Mjedisit Jetësor, Ministria e Bujqësisë dhe Pyjet Kombëtare. Projekti përfshin një aksion vjetor pranveror për pastrimin dhe klasifikimin e mbeturinave “Pastrim Gjeneral Fundjave”, nga i cili për çdo 10 kilogramë mbeturina të grumbulluara, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në kuadër të programit të saj të pyllëzimit, i dedikon një pemë që do të mbillet në muajin nëntor, në lokacione të ndryshme dhe këto plantacione mbajnë emrin “SONCEVA GORA” (PYLLI I DIELLIT).