Oxhaklieska në një takim për projektin “Udhërrëfyesi për komunën tuaj eko-smart”

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor, Hristina Oxhaklieska, sot ka mbajtur takim me përfaqësues të shoqatës Qendra për ndryshime klimatike, e cila në mënyrë aktive punon për mbrojtjen e mjedisit. Temë e takimit ishin aktivitetet në kuadër të projektit “Udhërrëfyesi për komunën tuaj eko-smart”, i cili zbatohet nga Qendra për ndryshime klimatike dhe financohet nga Ambasada Amerikane në Shkup.

Mbështetje për këtë projekt ka dhënë edhe Oxhaklieska, në emër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila do të përfshihet në promovimin e aktiviteteve të projektit dhe do të ofrojë mbështetje këshilluese për procesin e përgatitjes së Udhërrëfyesit, veçanërisht në pjesën e identifikimit të problemeve kryesore  dhe identifikimin e problemeve mjedisore në nivel lokal.

Оџаклиеска на состанок за проектот „Патоказ за вашата еко-паметна општина“

Në takim u diskutua edhe për kriteret që do të përcaktohen për përzgjedhjen e komunave që do të përfshihen në projekt, si dhe për qëllimin e përbashkët që është sigurimi i një mjedisi të shëndetshëm dhe të pastër dhe zhvillimi i qëndrueshëm lokal përmes rritjes së përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë,  rritjes së pjesës së zonave të gjelbra, përmirësimit të  efikasitetit të energjisë në ndërtesat publike, aplikimit të teknologjive të reja dhe promovimit të mënyrave të qëndrueshme të transportit në jetën e përditshme.

Projekti pritet të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe adoptimit të njohurive të reja mes të rinjve dhe popullatës lokale, për rëndësinë e marrjes së një roli aktiv në mbrojtjen e mjedisit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.