OXHAKLIESKA: Jam e kënaqur me bashkëpunimin në kuadër të Platformës për Drejtësi Ekologjike

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), mori pjesë në takimin e rregullt të “Platformës për drejtësi ekologjike” e cila me punën e saj aktive kontribuon në arritjen e qëllimeve për një mjedis më të shëndetshëm dhe rritjen e vetëdijes së mjedisit në të gjitha nivelet e zbatimit të politikave në vendin tonë.

ОЏАКЛИЕСКА Задоволна сум од соработката во рамки на Платформата за еколошка правд

Në fjalën e saj, Oxhaklieska theksoi se mjedisi kërkon një qasje të integruar, sepse aspektet e mjedisit janë gjithmonë të ndërthurura dhe të ndërvarura me aspektet ekonomike dhe sociale të funksionimit të përditshëm të shoqërisë në tërësi.

IMG-d7ed9c6256141e4c8dbab6e98f5c4320-V

Si veçanërisht i rëndësishëm, zëvendësministrja Oxhaklieska theksoi rolin e legjislacionit të mirë që me transpozimin e legjislacionit evropian dhe zbatimin e zgjidhjeve ligjore në praktikë, padyshim që do të mundësohet kontroll më i mirë i emetimeve të ndotësve në mjedis. Po ashtu, Oxhaklieska informoi edhe për Ligjin për Emisionet Industriale si mekanizëm shtesë kontrollues i ndotësve, i cili është në përgatitje e sipër dhe që pritet të publikohet së shpejti në ENER, ku të gjitha palët e interesuara do të mund të komentojnë dhe të japin rekomandime.

Në takim u diskutua për gjendjen aktuale në disa pika të nxehta në vendin tonë, si: deponia në fshatin Llojanë, IK Veles, Jegunovcë, shkritorja Veles dhe deponia në Ohër.

IMG-115b21d571e72f7321fe019f5c4bd8ad-V

Është diskutuar edhe për Planin Hapësinor të RMv-së, ku është përmendur përgatitja e Ligjit të ri për Planifikim Hapësinor, si dhe Plani i ri Hapësinor, përgatitja e të cilit tashmë ka filluar.

IMG-ae1700faad7de5b06c7488ce56293753-V

Në takim morën pjesë dhe diskutuan akademiku VlLado Kambovski, përfaqësues të ASHAM-it, Asociacionit të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Shoqatës së Juristëve të Rinj Maqedonas, Fronti 21/42 dhe përfaqësues të disa organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mjedisit.