NJOFTIM PËR PËRGATITJEN E PROJEKTLIGJIT PËR VEPRIMIN KLIMATIK

1. Emri i Ministrisë: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar me hartimin e Ligjit për Veprimin Klimatik.

2. Problemet:

Problemet kryesore që çuan në hartimin e një projektligji për veprimin klimatik janë si më poshtë:

- nuk parashikohen detyrime ligjore të organeve të administratës shtetërore si dhe të njësive të vetëqeverisjes vendore për realizimin e veprimtarive për veprimet klimatike;

- nuk ka një sistem të përcaktuar të qëndrueshëm të monitorimit dhe raportimit për emetimet e gazeve serrë, politika dhe masa për reduktimin dhe projeksionet e emetimeve që do të mundësojnë kalimin nga përmbushja e detyrimeve të projektit në raportim të rregullt në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të ndërmarra dhe detyrimet që rrjedhin nga Legjislacioni evropian për veprimin klimatik,

- nuk ka harmonizim në nivel horizontal dhe vertikal për të siguruar veprim të integruar klimatik me qëllim arritjen e qëllimeve afatmesme dhe afatgjate për dekarbonizimin dhe rritjen e rezistencës së sektorëve më të rrezikuar ndaj ndryshimeve klimatike dhe

- mungesa e mekanizmave të rregulluar ligjërisht për një kalim të drejtë në një ekonomi të gjelbër.

3. Objektivi:

Hartimi i Ligjit të Veprimit për Klimën do të kontribuojë në:

- Rritjen e përpjekjeve për të forcuar reagimin global ndaj kërcënimit të ndryshimeve klimatike, në përputhje me qëllimin afatgjatë të Marrëveshjes së Parisit,

- vendosjen e mekanizmave monitorues dhe raportues të nevojshëm për raportimin dhe verifikimin në kohë, transparent, të saktë, të qëndrueshëm, të krahasueshëm dhe të plotë të informacionit mbi emetimet e specifikuara antropogjene të gazeve serrë nga burimet dhe largimin nëpërmjet absorbuesve, si dhe marrjen e veprimeve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike;

- vendosjen e politikave, planifikimin dhe ndërmarrjen e masave administrative, të nevojshme për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në mënyrë ekonomike,

- vendosjen e rregullave që do të sigurojnë zbutjen e ndryshimeve klimatike si dhe sigurimin e përfshirjes së tyre në dokumentet strategjike dhe planifikuese sektoriale dhe praktikat administrative për përshtatjen ndaj efekteve të tyre negative;

- vendosjen e kornizës për politikat, planifikimin dhe masat administrative të nevojshme për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë nga burimet në përputhje me obligimet dhe zotimet e marra nga marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e ndryshimeve klimatike, të ratifikuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

  1. Afati kohor për hartimin e ligjit:

-          Janarë 2023 – publikimi i draft-versionit të ligjit dhe draft-versioni i raportit për vlerësimin e ndikimit të rregullores në Regjistrin e vetëm kombëtar elektronik të rregullave në Republikën e Maqedonisë (www.ener.gov.mk) dhe në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,

-          Janarë – Shkurt 2023 – 60 ditë – Afati për paraqitjen e vërejtjeve, komenteve dhe opinioneve dhe organizimin e debatit publik,

-          Mars dhe Prill 2023, shqyrtimi i vërejtjeve të dorëzuara dhe finalizimi i tekstit të ligjit dhe draft raportit për DPB;

-          Maj -Qershor 2023 – dorëzim i tekstit të ligjit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

5. Palët e tanguara:

-          Мinistria e Ekonomisë;

-          Мinistria e Shëndetësisë;

-          Мinistria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave;

-          Мinistria e Transportit dhe Lidhjeve;

-          Мinistria e Financave;

-          Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

-          Мinistria e Punës dhe Politikës Sociale;

-          Каbineti i zv. Kryeministrit Përgjegjës për Çështje Ekonomike;

-          Sekretariati i Çështjeve Evropiane;

-          Inspektorati Shtetëror i Mjedisit;

-          Аgjencia e Energjetikës;

-          Аgjencia e Aviacionit Civil;

-          Instituti për Standardizim i Republikës së Maqedonisë së Veriut

-          Instituti i Akreditimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut

-          Qendra për Menaxhimin e Krizave;

-          Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim;

-          Termocentralet e Maqedonisë së Veriut;

-          BNJVL (Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale);

-          Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut;

-          Bashkimi i Dhomave të Tregtisë;

-          Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore

-          Oda Ekonomike për Energjetikë e Republikës së Maqedonisë;

-          Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë;

-          KoordinatoriKombëtar për zbatimin e platformës kombëtare për zvogëlimin e rreziqeve nga aksidentet dhe fatkeqësitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

-          Organizatat joqeveritare që operojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

  1. Mënyra e përfshirjes së publikut të prekur:

-          paraqitjen e mendimit për projektligjin, debat publik, organizimin e takimeve me palët e interesuara.

  1. Adresa elektronike ku të interesuarit do të mund të shkarkojnë versionin elektronik të ndryshimeve të propozuara në ligj dhe draft Raportin për DPB:

www.ener.gov.mk

www.moepp.gov.mk

  1. Adresa dhe/ose adresa e e-mailit ku mund të dorëzohen mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet:

Аdresa: Sheshi Presveta Bogorodica nr. 3, Shkup

email: infoeko@moepp.gov.mk

  1. Personi përgjegjës për kontakt në ministri:

Teodora Obradović Grnçarovska, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor