Ligji për kontrollin e Emetimeve Industriale do të mundësojë zhvillimin e ekonomisë në përputhje me standardet evropiane, por edhe mbrojtje dhe kontroll më të madh të cilësisë së mjedisit jetësor

“Miratimi i Ligjit për Kontrollin e Emetimeve Industriale paraqet një hap të madh drejt mbrojtjes së mjedisit jetësor në tërësi, si dhe afrimit të sistemit tonë legjislativ me të drejtën e Bashkimit Evropian në fushën e ndotjes industriale. Ligji transpozon plotësisht dhe në mënyrë efektive Direktivën për Emetime Industriale 2010/78/BE dhe përcakton parimet bazë për dhënien e lejeve dhe kontrollin e instalimeve industriale, duke u bazuar në një qasje të integruar dhe zbatimin e detyrueshëm të Konkluzioneve mbi teknikat më të mira të disponueshme. . Lidhur me objektet e mëdha industriale që i nënshtrohen Lejeve të Integruara – A, Ligji lejon rregullimin më të detajuar të kushteve të përcaktuara në leje, dhe çfarë është veçanërisht e rëndësishme për objektet më të vogla që i nënshtrohen Lejeve të Integruara – B do të përcaktohen rregulla sektoriale, të përgjithshme dhe detyruese që do të jenë një ndihmë e madhe për komunat”, – theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në debatin e sotëm publik ku është prezantuar Draft-Ligji për Kontrollin e Emetimeve Industriale.Zakon_za_kontrola_na_Industriski_emisii

Qëllimi i këtij ligji është të parandalojë dhe, sa më shumë që të jetë e mundur, të reduktojë ndotjen që shkaktohet ose që mund të shkaktohet nga zbatimi i veprimtarive industriale, nëpërmjet kontrollit të veprimtarive industriale në përputhje me dispozitat e ligjit, si dhe ofrimi i një qasjeje të integruar të përshtatshme për parandalimin dhe kontrollin e emetimeve në ajër, ujë dhe tokë.

“Ligji i ri për Kontrollin e Emetimeve Industriale do të sjellë përfitime të mëdha për një mjedis më të pastër, zbatimi i Direktivës për Emetimet Industriale, do të dërgojë në cilësi më të mirë të ajrit (përsa i përket emetimeve të pluhurit, SO2, Nox, metaleve dhe dioksinave), do të përmirësohet cilësia e ujit dhe e tokës, do të mundësohet një menaxhim më i mirë i mbeturinave dhe lëndëve djegëse, do të reduktohen dëmtimet e bimësisë dhe ekosistemeve, por do të ketë edhe efekte pozitive në ekonomi”, – tha ministri Nuredini

Në debatin e sotëm publik mbi këtë Draft-ligj u dëgjuan komente dhe propozime konstruktive nga përfaqësuesit e pranishëm të kompanive të njohura, organizatave qytetare, shërbimeve inspektuese dhe institucioneve të tjera. Komentet dhe vërejtjet mund t’i dërgohen Ministrisë në dhjetë ditët e ardhshme.Të njëjtit, sipas Nuredinit, janë të mirëseardhur, do të shqyrtohen dhe do të përgjigjen në përputhje me rrethanat, dhe të gjitha me qëllim që të fitojmë një Ligj të mirë dhe të zbatueshëm që do të mundësojë zhvillimin e ekonomisë në përputhje me standardet evropiane, por edhe do të mundësojë mbrojtje dhe kontroll më të madh të cilësisë së mjedisit jetësor.