Përgatitet ligji dhe strategjia për veprim klimatik / Takimi i tretë i komitetit drejtues

Се подготвува закон и стратегија за климатска акција Трет состанок на управувачкиот комитетKomiteti drejtues i projektit IPA “Përgatitja e një strategjie afatgjate dhe ligjit për veprim klimatik” mbajti takimin e tretë, në të cilin u prezantuan aktivitetet e realizuara dhe raportet e përgatitura në fazën e  deritanishme të zbatimit të projektit. Në takim u diskutua për strukturën e përgatitur të projektligjit për veprim klimatik, për konceptin dhe përmbajtjen e strategjisë afatgjate për veprim klimatik, si dhe hapat dhe afatet e mëtutjeshme për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara.

Në takim mori pjesë edhe Ministri Nuredini, i cili theksoi përkushtimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  dhe Qeverisë së RMV për trajtimin e  çështjes së ndryshimeve  klimatike dhe nevojën për të përgatitur dhe miratuar një ligj funksional dhe të zbatueshëm për veprim klimatik.

Informacione më të hollësishme  mund të gjenden në: https://climateaction-ipaproject.mk/