Në Shtip u nënshkruan marrëveshje për zgjidhjen e problemeve me ndotjen e ajrit dhe zhurmën në mjediset urbane

stip1(24.03.2016)Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe rektori i Universitetit “Goce Dellçev “ në Shtip, prof. dr. Blazho Boev, sot në Shtip, nënshkruan marrëveshje për financimin e projekteve: “Ekspozimi personal i grimcave të ngurta respirabile te popullata urbane në Shkup dhe Tetovë“ dhe “Monitorimi dhe përcaktimi i nivelit të zhurmës në mjediset urbane“.

- Me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve, Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor thellon bashkëpunimin shkencor me të gjitha universitetet dhe institucionet shkencore në shtetin tonë, i cili në të ardhmen do të intensifikohet me qëllim të mbështetjes së të gjitha iniciativave dhe projekteve të mira që do të kontribuojnë për mbrojtjen e mjedisit jetësor- deklaroi me këtë rast ministri Izairi.

Rektori Boev, në fjalimin e vet, shprehu kënaqësinë që Universitetit të tij i jepet mundësia t’i përdor kapacitetet e veta në Programin gjithëpërfshirës të Ministrisë për përmirësimin e mjedisit jetësor.

Në kuadër të projektit “Ekspozimi personal i grimcave të ngurta respirabile te popullata urbane në Shkup dhe Tetovë“, në periudhën prej një viti do të hulumtohet ndikimi i grimcave të dëmshme në ajër ndaj shëndetit të njerëzve si në periudhën e verës, poashtu edhe në atë të dimrit, kur prania e mjegullës, shfrytëzimi më intensiv i automjeteve dhe ngrohja e shtëpive, edhe më shumë e rrisin ndotjen e ajrit në Shkup dhe Tetovë. Të dhënat nga realizimi i këtij projekti do të ndihmojnë që më lehtë të përcaktohen masat që duhet të ndërmerren për sigurimin e ajrit të pastër ambiental.

Projekti „Monitorimi dhe përcaktimi i nivelit të zhurmës në mjediset urbane“ nënkupton grumbullim dhe përpunim të të dhënave nga kjo problematikë me qëllim të ndërmarrjes më të suksesshme të masave dhe aktiviteteve për shmangien, pengimin ose zvogëlimin e zhurmës.

Në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjeve, ministri Izairi dhe sekretarja shtetërore në Мinistrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dr. Sonja Lepitkova, e vizituan edhe laboratorin kërkimor të Universitetit “Goce Dellçev “ në Shtip.