Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, u intervistua të RTM 2, “Zgjohu me ne”

Në programin e mëngjesit të RTM 2, “Zgjohu me ne”, si mysafir i sotëm ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, u intervistua në disa tema. Ndër të tjera ministri Izairi foli për aktivitetet e Ministrisë në lidhje me ndryshimet klimatike dhe përgatitjet kombëtare për Samitin e klimës i cili do të mbahet në Paris në fund të vitit 2015. Theks i veçantë u vu në kontributin kombëtar, por edhe në pritjet tona të kësaj marrëveshjeje të madhe ndërkombëtare për aksionet e klimës.

mtv2     mtv1

Në bisedë u diskutua edhe për aktivitetet aktuale dhe ato të ardhshme të Ministrisë në lidhje me ndotjen e ajrit, më pas për investimet dhe punët e realizuara të projekteve të planifikuara në lidhje me përmirësimin e cilësisë së ujërave në të gjithë territorin e vendit, si dhe për gjendjet dhe aktivitetet aktuale në lidhje me trajtimin e mbeturinave.