Takimi i 19-të i Nënkomitetit për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal të BE-së: Arritjet dhe sfidat e njohura

“Procesi integrues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE mbetet prioritet strategjik për zhvillimin, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit, i cili nuk ka alternativë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave kyçe të theksuara në Raportin e Komisionit Evropian për vendin dhe të gjitha angazhimet nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në mënyrë paralele me obligimet që rezultojnë nga takimet bilaterale për Klasterin 4. Ne jemi plotësisht të përkushtuar në zbatimin e reformave thelbësore në domenin e këtij Nënkomiteti, veçanërisht aktivitetet lidhur me Agjendën e Gjelbër të Ballkanit Perëndimor, Marrëveshjen për Komunitetin e Transportit, Marrëveshjen për Komunitetin e Energjisë dhe të tjera”, theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova në hapjen e takimit të 19-të të Nënkomitetit për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal të BE-së, që po mbahet sot në Shkup.Minister_MZSPP_Podkomitet za zivotna sredina

Në takim morën pjesë përfaqësues të Komisionit Evropian, Delegacionit të BE-së dhe ekspertë nga ministritë e linjës. Delegacioni i BE-së udhëhiqet nga znj. Simona Gatti nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë të Komisionit Evropian.

Në takim, përmes një dialogu konstruktiv, u bë një pasqyrë e progresit dhe sfidave në fushën e transportit, mjedisit, energjisë dhe zhvillimit rajonal, si dhe caktimi i kornizës kohore të nevojshme për tejkalimin e tyre.Minister_MZSPP_Podkomitet za zivotna sredina_2

Gjithashtu, në takim, delegacioni maqedonas informoi se është në proces formimi i grupeve punuese për përgatitjen e pozicioneve negociuese që korrespondojnë me klasterat, si element teknik bazë, dhe të njëjtit do të jenë përgjegjës për të gjitha aspektet profesionale dhe teknike të negociatave dhe përgatitja e draft qëndrimeve negociuese.