Do të hartohet një strategji për identifikimin e vendeve të ndotura me merkur dhe do të testohet në OHIS

 

-Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Zyrës për NOQ-të (Ndotësit Organik të Qëndrueshëm), vazhdon me hartimin e një plani kombëtar të zbatimit për reduktimin dhe eliminimin e merkurit, para së gjithash në një pilot-lokacion në OHIS-in historik, e më pas në nivel shtetëror – tha ministri Nuredini në fjalimin e tij në ngjarjen hyrëse të projektit “Forcimi i kapaciteteve kombëtare për zbatimin e Konventës së Minamatës për merkurin me fokus në hartimin e një strategjie për identifikimin e vendeve të ndotura me merkur”

Ќе се изработува стратегија за идентификација на локација контаминирана со жива и

Konventën e Minamatës për merkurin e kemi nënshkruar në korrik 2014, dhe në vitin 2020 me Ligjin e ratifikimit e ratifikuam dhe kështu u bë anëtare e plotë e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare. Qëllimi i Konventës është të kontribuojë në minimizimin e efekteve të dëmshme të merkurit në mjedisin jetësor dhe shëndetin e njeriut, si në kornizën kombëtare dhe rajonale, po ashtu edhe në atë globale. 

17

Duke pasur parasysh aspektin multisektorial të zbatimit dhe pranisë së merkurit në të gjitha sferat e jetës njerëzore (industri, shëndetësi, ekonomi, financa, bujqësi, shkencë, sektori joqeveritar), bashkëpunimi ndërmjet të gjithë palëve përkatëse në vend është vendimtare dhe duhet të kontribuojë në realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të planifikuara të projektit. Një bashkëpunim i tillë do të sigurojë një bazë të dhënash cilësore si pikënisje për përcaktimin e veprimeve specifike që do të përfshihen në një plan kombëtar zbatimi për reduktimin dhe eliminimin e merkurit në vend. Merkuri është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve dhe kërkon një qasje strategjike të përpunuar për të identifikuar terrenin e kontaminuar. 

IMG_20221020_115331

Zhvillimi i Strategjisë për identifikimin e vendeve të ndotura me merkur dhe aplikimin praktik të saj në një pilot-lokacion të përzgjedhur në ish-gjigantin Ohis mbështetet financiarisht nga Fondi i Programit Specifik Ndërkombëtar të Konventës së Minamatës në kuadër të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin 

 

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është duke punuar në mënyrë aktive në zbatimin e marrëveshjeve globale lidhur me menaxhimin e kimikateve gjatë gjithë ciklit jetësor të tyre. Maqedonia e Veriut është nënshkruese e disa marrëveshjeve ndërkombëtare që rregullojnë dhe lehtësojnë trajtimin e sigurt të kimikateve të rrezikshme, transferimin ndërkufitar të mbeturinave të rrezikshme dhe ruajtjen e tyre, si Protokolli i Montrealit, Konventat e Stokholmit, Roterdamit dhe Bazelit, dhe një sërë nismash tjera jo më pak të rëndësishme ndërkombëtare.